GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vettingu e shkarkoi, ish-prokurorja del fituese në Strasburg

10:38 - 13/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vettingu e shkarkoi, ish-prokurorja del fituese në Strasburg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi u shkarkua nga Vettingu, ish-prokurorja Antoneta Sevdari ka fituar procesin me qeverinë në Gjykatën e Strasburgut. Ky institucion theksoi se në lidhje me rastin e Sevdarit ka shkelje të nenit 8 dhe se shkarkimi nuk ka qenë proporcional. Pavarësisht se ajo kaloi shkallën e parë të Vettingut dhe u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shkarkua nga detyra nga KPA.

Por Sevdari nuk u ndal me kaq, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Strasburgut.

PROCESI I VETTINGUT
Vendimi për shkarkimin e Sevdarit u mor pas përballjes së saj me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi Komisioneri Publik kërkoi rihapjen e hetimit për të.

Prokurorja Sevdari kaloi pa probleme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por Komisioneri Publik deklaroi se vendimi i Shkallës së Parë është marrë pa u bërë fillimisht një hetim i thelluar të paktën në dy kritere.

Me sa duket pasuria e bashkëshortit të saj solli edhe verdiktin final. Por në seancën e fundit drejtuesi i trupit gjykues të KPA-së bëri të ditur se për prokuroren ishte bërë një denoncim i ri në datën 5 shkurt nga një shtetas i quajtur Aleksandër Marku.

Sevdari e ka filluar karrierën si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës në vitin 2002 dhe në vitin 2013 ajo është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka qenë pjesë e task-forcës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Prokurorja Antoneta Sevdari kishte një pasuri të deklaruar prej 4.4 milionë lekë në vitin 2003 – kur deklaroi për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në fund të vitit 2017 pasuria familjare e Znj. Sevdari kap një vlerë prej 20.2 milionë lekë, duke regjistruar një rritje të pasurisë bruto me 4.6 herë. Rritja e mesatare e pasurisë së çiftit Sevdari ka qenë 1.1 milionë lekë në vit.

Pasuria e Znj. Sevdari përbëhet nga pasuri të paluajtshme në vlerë 16.5 milionë lekë, pasuri të luajtshme në vlerë 1.5 milionë lekë, likuiditete në bankë në vlerë 600 mijë lekë dhe likuiditete në cash në vlerë 1.5 milionë lekë.

Pasuritë e paluajtshme konsistojnë në një shtëpi banimi të ndërtuar pa leje në vitin 2001-2002 me vlerë 3 milionë lekë në Durrës dhe legalizuar në vitin 2013 kur zortëron 25%, me burim të ardhurat familjare dhe të ardhurat e bashkëshortit nga emigracioni. Një aparament me vlerë 97,500 euro dhe sipërfaqje 101 m2, plus 12 m2 ammbjente të përbashkëta dhe një tokë truall në fshatin Yzberisht në Tiranë.

Të ardhurat e familjes Sevdari gjatë periudhës 2003-2017 kapin prej afro 57.8 milionë lekë, ku 29.4 milionë lekë ose 49.3 % vijnë nga aktiviteti i bashkëshortit si person fizik, 14.8 milionë lekë ose 29.4 % nga paga dhe shpërblimet e subjektit, 6.3 milionë lekë ose 10.5 % nga pagat e bashkëshortit dhe 15.3 % nga të ardhurat e tjera.

Etiketa: ish-prokurorjaprocesVetting

Lajme të lidhura

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë
Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës
Aktualitet

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier
Aktualitet

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

09:15 - 11/01/26
Para
Kurti jep lajmin: Kosova këtë javë dorëzon aplikimin në BE

Kurti jep lajmin: Kosova këtë javë dorëzon aplikimin në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë
Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26

Nje aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Novoselës, ku një automjet ka humbur...

Lexo më shumë
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

09:15 - 11/01/26
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26
Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com