GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vettingu zbret te njerëzit problematikë të drejtësisë, përjashtohet gjyqtari i Tiranës Ardian Kalia

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vettingu zbret te njerëzit problematikë të drejtësisë, përjashtohet gjyqtari i Tiranës Ardian Kalia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Taktika e dorëheqjes nga detyra si gjyqtar, i  Ardian Kalias ka dështuar, pasi dy ditë më parë problematiku i drejtësisë është përballur në një mënyrë ose tjetër me Vettingun. Në komisionin e zhvilluar ndaj Kalias u vendos përjashtim me 15 vite burg nga drejtësia.

Në dhjetor të 2019, nisi procesi i verifikimit për gjyqtarin e Tiranës.

Në 5 korrik të këtij viti, Ardian Kalia ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkesën për dorëheqje nga funksioni si gjyqtar. Kërkesa është miratuar nga KLGJ-ja në 16 korrik 2021. 

Në këto kushte, Komisioni i Vettingut ka vendosur ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe përjashtimin e gjyqtarit nga drejtësia, siç ka operuar edhe më mbi 70 raste të tjera. 

Ardian Kalia është një emër i njohur në sistemin e drejtësisë. Në vjeshtën e vitit 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e kallëzoi penalisht në prokurori gjyqtarin Ardian Kalian, për deklarim të rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme për justifikimin e pasurisë. Sipas kallëzimit të ILDKPKI, gjyqtari Kalia nuk justifikonte një pasuri me vlerë rreth 40.000.000 lekë, ndërsa kishte bërë deklarim të rremë për kontratat e apartamenteve me vlerë 73.000 euro dhe 44.000 euro, pra për një pasuri në total mbi 500 mijë USD. 

Dosja e gjyqtarit është mbyllur në heshtje nga prokuroria, ashtu siç edhe është operuar me rreth 500 dosje të tjera nga viti 2014 deri në vitin 2021. Me qëllim për të mbyllur dosjet pa zhurmë dhe larg syrit të medias, fillimisht është ushtruar presion ndaj ILDKPKI për të mos publikuar më denoncimet në prokurori për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Dhe ashtu ndodhi. Prej disa vitesh, ILDKPKI nuk i publikon më emrat e zyrtarëve të kallëzuar, por vetëm numrin e kallëzimeve penale. 

Etiketa: Ardian KaliaTirane

Lajme të lidhura

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë
Aktualitet

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit
Aktualitet

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë
Aktualitet

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Para
Donaldi puth Borën, i premton që nuk do ta tradhtoj me Semin

Puthja me Donaldin, Bora Zemani reagon publikisht për përjetimin

TË FUNDIT

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë
Aktualitet

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26

Vijojnë aksidentet rrugore në Durrës. Një 28-vjeçar që udhëtonte me motor është përplasur me një automjet të drejtuar nga dy...

Lexo më shumë
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com