GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Vibratori i qeverisë

17:20 - 17/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Vibratori i qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Alfred Lela – Një status në Facebook e përmblidhte, sa dhe si duhej, atë që ndodh në nënkalimin politikë-drejtësi: SPAK fut dorën në një thes me miliona euro dhe nxjerr një vibrator. Shëmbëlltyra sarkastike i referohej ish-ministrit Ahmetaj dhe kontrollit të SPAK në banesat e tij dhe të partneres. Vibratori, një mjet-që-ju-e-dini-çfarë, ishte gjetur, bashkë me shokë ngjyrash progresiste, në shtëpitë e kontrolluara në fjalë.

Të ‘arrestuarit’ nga SPAK në konvaleshencat e ish-zëvendësit të Ramës në qeveri, nuk janë të vetmit ‘vibratorë’ në qarkullim, që mundohen të kënaqin pushtetin, ose që shërbejnë si s(t)imulues të kënaqësive të pushtetit. Një vibratoriadë më vete përbën edhe ecejakja nga gjykata në KQZ, e më tej në KAS e Kolegj Zgjedhor, e një grushti politikejsh, që e mbajnë në xhep vulën e Partisë Demokratike, si kryetarët e komunave të thella dikur.

Nëse mund ta themi, ata nuk përbëjnë më një problem për të tashmen, por mbeten një krizë e së ardhmes. Pavarësisht acarimit, në dukje, për vendimin e Komisonerit të Zgjedhjeve, atyre nuk u intereson gara, sepse ajo kërkon shpejtësi, vendimmarrje dhe sipërmarrje politike. Dihet, me kohë, se veprimi kryesor i këtij grupi është zvarritja. E cila nuk është mosveprim, pra nuk të mbush me neveri për plogështinë apo përtacinë, por një tërhiq-e-mos-e këput, një lloj mjerimi i cili kthehet në adekuat për shkak të askesorizimit të tij.

Pak a shumë, si një vibrator që, i harruar në sirtarin anash shtratit, është një objekt i çuditshëm, lindur sa prej nevojës e sa prej teprimit, por, kur futet në punë bëhet një ‘kafshë e vogël inatçore’.

Grupi që e mban vulën, me një kryetar në detyrë, e cila i është autorizuar nga një kryetar i dorëhequr, nuk është aspak dhe asgjë më shumë se një vibrator, harruar në sirtarin e tranzicionit shqiptar, për t’u futur në punë nga pushteti, kur ky nuk mundet më të jetë afrodiziak elektoral. Por, nuk është në të tashmen, dhe as në të ardhmen e afërt, dëmi që bën vibratori i Ramës.

Në raport me 14 majin, do të ishte mirë që ata ta merrnin me ‘autorizim’ vulën dhe të futeshin në zgjedhje. Ky ushtrim le të ndodhë, për të konkluduar edhe njëherë, ashtu si më 6 mars, se sa vlejnë. Në të kundërt, ata do të vazhdojnë të jenë dhe të përdoren si vibrator në funksion të zgjedhjeve të 2025. Do të katapultohen në “shtratin e opozitës” duke luajtur ‘carin më të madh opozitar në qytet’. Do të luajnë viktimën që pushteti mbajti jashtë zgjedhjeve. Do të mbajnë peng debatin mes palëve kundërshtare, duke simuluar kundërshtarin e qeverisë, por duke qenë realisht armik i opozitës.

Ky do të ishte ‘suksesi’ më i madh i vibratorit të qeverisë. Ta zvogëlonte debatin kombëtar për skandalet e qeverisë, ta sfumonte opozicionin duke i dhënë betejë, duke e futur në rrugicat qorre, por mediatikisht të parapëlqyera të sherrit ‘familjar’. E pafuqishme për të prodhuar narrativë të re, me mushkën e ngordhur të Rilindjes që kutërbon mediat ndërkombëtare, Edi Rama, thuaj si gjithmonë, e zgjidh me mjete të erosit atë që nuk e bën dot me të politikës. Ka blerë një vibrator, që e shtrembëron kokën nga e djathta, dhe me të në dorë do të bredhë Shqipërinë e takimeve elektorale.

Si mjet politik, vibratori është një degradim nga paraardhësi, zoti Charles McGonial, por në shtëpinë e hileqarit nuk flitet për virtytet e organeve.

Etiketa: Alfred LelaVibratori

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
GJL lë fuqi dënimin me 30 vite burg për “killerin” Julian Sinanaj

GJL lë fuqi dënimin me 30 vite burg për "killerin" Julian Sinanaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë qeveria është gati të dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit nga zjarret e verës së...

Lexo më shumë
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com