GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

VIDEO/ Arbëreshët e Italisë mirëpresin me këngë e lule Osmanin

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Arbëreshët e Italisë mirëpresin me këngë e lule Osmanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sot për në Kalabri të Italisë, me ftesë të komunitetit të arbëreshëve të këtij rajoni, ku dhe është mirëpritur me këngë e lule nga arbëreshët.

Këtë e bëri të ditur përmes një video incizimi vetë presidentja Osmani, të publikuar në rrjetin social në Facebook, ku shihen disa zonja duke kënduar një këngë arbëreshe.

Ndryshe, në një ceremoni të veçantë, e cila do të organizohet në komunën e Frasnitës, presidentes do t’i ndahet çmimi “Gjergj Kastrioti”.

Gjatë qëndrimit në Kalabri, Osmani do të ketë takime të ndara me kryetarin e Rajonit të Kalabrisë, në Katanzaro, me kryetaren e Provincës së Kozencës, si dhe me kryetarët e komunave arbëreshë të këtij rajoni, me të cilët do të diskutojë mbi mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit të vendit tonë me komunat arbëreshe të këtij rajonit.

Ajo do ta ketë edhe një bashkëbisedim me studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Kalabrisë.

Në të gjitha këto takime, presidentja do ta shtrojë mundësinë e bashkëpunimit të Kosovës me komunat e Kalabrisë, në të cilat jetojnë arbëreshët, si dhe mundësitë që institucionet e Kosovës t’i ndihmojë ata për ruajtjen e identitetit gjuhësor e kulturor. Mbledhja e traditës gojore arbëreshe, si dhe regjistrimi i pasurisë gjuhësore, si pjesë e ruajtjes së identitetit të tyre, do të jenë në qendër të vëmendjes së vizitës së Presidentes Osmani.

Po ashtu, presidentja do të marrë pjesë në  aktivitete të shumta të cilat e kanë në fokus traditën, ritet e kulturën arbëreshe.

Etiketa: arberesheosmani

Lajme të lidhura

Katër ditë në Kosovë, Jakup Krasniqi i jep lamtumirën familjes dhe niset drejt Hagës
Kosovë & Rajon

Katër ditë në Kosovë, Jakup Krasniqi i jep lamtumirën familjes dhe niset drejt Hagës

14:01 - 21/11/26
Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Vendi ynë nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë
Kosovë & Rajon

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Vendi ynë nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë

10:10 - 21/11/26
Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, gjykata e Hagës i lejon vizitën për arsye humanitare!
Kosovë & Rajon

Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, gjykata e Hagës i lejon vizitën për arsye humanitare!

12:52 - 18/11/26
Para
Rama në kërkim të këngës së fushatës, pyet ndjekësit: Ju pëlqen?

Rama në kërkim të këngës së fushatës, pyet ndjekësit: Ju pëlqen?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren
Breaking Views

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren

23:28 - 22/11/26

Barcelona ka marrë një fitore dramatike sot përballë Vijareal. Por suksesi 3-2 me përmbysje nga 0-2 për miqtë, u shoqërua...

Lexo më shumë
Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

22:00 - 22/11/26
Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

21:45 - 22/11/26
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

21:20 - 22/11/26
Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

21:00 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com