GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

(VIDEO) Barazim pa emocione mes Partizanit dhe Tiranës

22:18 - 21/09/24
në Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
(VIDEO) Barazim pa emocione mes Partizanit dhe Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë në derbin e parë të këtij edicioni, në një sfidë që prodhoi entuziazëm vetëm në tribuna ku nuk mungoi mbështetja ndaj skuadrave, të cilat nuk iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë në fushën e lojës.

Të dy skuadrat mendonin më shumë për të mos humbur dhe kjo u pa qartë nga fakti se prodhuan pak futboll duke luajtur me shumë forca mbrapa. Gabime të shumta, faulle të panevojshme në çdo cep të fushës dhe shumë pak futboll, bënë që ndeshja të kalonte pa shumë raste për t’u kujtuar, duke dekretuar një barazim që zgjat serinë e ndeshjeve pa fitore të të dy ekipeve në këtë kampionat.

Partizani ka tashmë tre barazime radhazi, ndërsa Tirana shkon në 6 barazime në po aq ndeshje të luajtura, teksa mbetet e pamposhtur por larg kreut të renditjes.

PARTIZANI-TIRANA 0-0

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0

90’+5’ Karton i verdhë për Mba.

0’+3’ Cara bllokohet nga Selmani pas një goditje nga këndi, por sulmuesi më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

90’+2’ Mehmeti nga distanca tenton portën, sfera kalon mbi traversë e devijuar nga Selmani. (VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

87’ Tola, Ndreca dhe Gjumsi futen në fushë në vend të Metës, Zharmuni dhe Haxhiut në radhët e Tiranës.

85’ Kote provon nga jashtë zonës, pa iu afruar katërkëndorit të Selmanit.

81’ Lëvizje te Tirana me Abah dhe Jonuzin të cilët i lënë vendin Bajroviç dhe Prengës. Partizani përgjigjet me largimin nga fusha të Rrapajt dhe Zekës, duke aktivizuar Kote dhe Mba.

77’ Cara nga e majta tenton të hyjë në zonë, Kola e ndal në mënyrë perfekte.

70’ Një harkim nga e majta e sulmit bardheblu çon sferën në shtyllën e dytë te Abah i cili gjuan fluturimthi por krejtësisht gabim. (VIDEO)

66’ Taipi i lë vendin në fushë Ismailit.

64’ Pas një goditje këndi në të majtën e sulmit bardheblu, topi kalon rrezikshëm para pasqyrës së portës, me Sembene i cili largon sferën. (VIDEO)

62’ Soler merr fundoren në të majtën, harkimi i tij në qendër shkon direkt në duart e Qirkos.

58’ Taipi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Jonuzit.

55’ Meta ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal Rrapajn në mënyrë të parregullt. Më pas ndëshkohet edhe Rrapaj për reagimin e tij pas këtij faulli. (VIDEO)

51’ Haxhiu tenton me një goditje të fortë nga e djathta, Sembene bllokon gjuajtjen me trup.

48’ Bintsuka del në sulm në të djathtën, Selmani bllokon vërshimin e tij drejt portës. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime mes skuadrave.

45’+5’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+3’ Ndërhyrje të forta të Micit e Hadrojt, gjyqtari Xhaja nuk nxjerr kartonin duke sjellë edhe protesta nga të dy skuadrat.

45’+1’ Cara merr fundoren në të majtën dhe rrëzohet në hyrje të zonës, por nuk siguron as goditje këndi. (VIDEO)

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

43’ Protesta të të kuqve, pasi Bintsuka mbetet i shtrirë në fushë pas një përplasje me Micin, duke kërkuar ndëshkim të mbrojtësit për një goditje me bërryl. (VIDEO)

41’ Zguro hyn në fushë në vend të Buxhelajt, pas tre minutave ku të kuqtë kishin luajtur me 10 lojtarë.

37’ Pas ndalesave të vazhdueshëm për dëmtime të ndryshme, Buxhelaj është i pari që dorëzohet dhe kërkon zëvendësim.

34’ Harkim nga e majta e sulmit të Tiranës, Sembene largon para gjuajtjes së Zharmuni.

30’ Shumë ndërhyrje por edhe gabime nga të dy skuadrat, me lojën që nuk arrin të ngjitet në nivele të pranueshme për shkak të faulleve të shumtë.

24’ Jonuzi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt një kundërsulm të Zekës.

23’ Mundësi e artë e Tiranës me Zharmuni, i cili gjuan pak hapa larg portës, por gjen përgjigjen spektakolare të Qirkos. (VIDEO)

21’ Haxhiu niset në sulm pas një topi të gjatë në të djathtën, Buxhelaj mbyll hapësirat dhe fiton fundoren.

17’ Në goditjen e dënimit nga e majta e sulmit, Qirko grushton duke larguar rrezikun.

15’ Karton i verdhë për Hadrojn, pas një ndërhyrje në krahun e majtë të sulmit të Tiranës. (VIDEO)

13’ Haxhiu nga e djathta gjen hapësirë dhe gjuan, Qirko grushton dhe pastaj aksioni bëhet i pavlefshëm pas një pozicioni jashtë loje të Zharmuni. (VIDEO)

10’ Hadroj nga e djathta tenton të gjejë një shok skuadre në shtyllën e parë, Dembele largon rrezikun.

9’ Rrapaj tenton portën nga e majta në zonë, sfera bllokohet nga një mbrojtës.

7’ Sfida është e balancuar në minutat e parë, me të dy skuadrat që nuk gjejnë të çara për të rrezikuar portat kundërshtare.

3’ Top në thellësi për Bintsuka, i cili fiton duelin me Dembele, por nuk kontrollon sferën pa kaluar vijën fundore.

1’ Nis dueli në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Hadroj, Buxhelaj, Mehmeti, Taipi, Rrapaj, Zeka. Cara, Bintsuka.
Trajner: A. Veselinoviç.

TIRANA: Selmani, Mici, Kola, Dembele, Ismajli, Soler, Meta, Jonuzi, Haxhiu, Abah, Zharmuni.
Trajner: B. Shkëmbi.

gijotina.com/

Etiketa: partizani-Tirana

Lajme të lidhura

‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen
Aktualitet

‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen

14:59 - 13/12/25
“I kemi tërhequr emrat për Avokatin”, Zegjineja “ironizon” Korreshit: Sheh ëndrra natën Ja si i përgjigjet deputeti i PD
Aktualitet

“I kemi tërhequr emrat për Avokatin”, Zegjineja “ironizon” Korreshit: Sheh ëndrra natën Ja si i përgjigjet deputeti i PD

14:45 - 09/12/25
“Kemi nevojë të pastrohemi doktor”/ Ish-studenti i dhjetorit-Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja
Aktualitet

“Kemi nevojë të pastrohemi doktor”/ Ish-studenti i dhjetorit-Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja

12:27 - 08/12/25
Para
Berisha fton demokratët: Rikthehuni në shtëpinë tuaj në këtë moment historik

Berisha fton demokratët: Rikthehuni në shtëpinë tuaj në këtë moment historik

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit
Aktualitet

“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit

11:50 - 15/12/25

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes me socialistët, ka dalë në një prononcim për mediat. Duke...

Lexo më shumë
Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike

Barometri i Ballkanit 2025, Tabaku: Korrupsioni po mbyt biznesin dhe ekonominë shqiptare

11:44 - 15/12/25
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin

11:35 - 15/12/25
Berisha: Altin Dumani do të mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik

Berisha: Altin Dumani do të mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik

11:17 - 15/12/25
Ironizon Berisha: Dumani po u lexonte agjentëve të BKH urdhrin e Ramës për armatosjen e tyre me ‘patllake druri’

Ironizon Berisha: Dumani po u lexonte agjentëve të BKH urdhrin e Ramës për armatosjen e tyre me ‘patllake druri’

10:37 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com