GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Video – Deklarimet publike të mikut të Geron Xhafajt, Salianji nga burgu i Fierit: A është kjo drejtësia e re?

15:33 - 06/11/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kronologjia/ Salianji: Burgosja, plani i Ramës dhe marionetave të tij socialiste në drejtësi për të goditur opozitën

Ervin Salianji

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti Ervin Salianji, i cili po vuan burgun politik në qelinë e Fierit, ka reaguar pas publikimit të një deklarate të “Babales”.

Ky i fundit thotë se vëllai i ish-monistit Fatmir Xhafaj, me të cilin më herët ka pasur miqësi, i ka bërë një “gol” 200 mijë euro në Itali, duke iu referuar çështjeve të drogës. Më tej, ai shton se Salianji nuk ka asnjë lidhje me historinë dhe shprehet se manipulatori është Fredi Alizoti, për të cilin ngre dyshime se është paguar nga vëllezërit Xhafaj.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Video-2024-11-06-at-3.22.12-PM.mp4

Në reagimin e tij, Salianji i rikthehet fakteve për burgosjen e tij politike dhe pa prova.

“A i sherben Shqipërisë, a e ndihmon të ardhmen tonë vendosja e një censure me gjykatë, percaktimi se familjarët e pushtetarëve qenkan të paprekshëm, edhe kur kryejnë krime të rënda. A është kjo drejtësia e re, shpresa e madhe e qytetarëve, reforma që u pershendet me duartrokitje pas mesnate? A janë krenarë taksapaguesit e vendeve mike që dhanë miliona euro, kur shohin se vendi ku investuan po kthehet ne sulltanat, ku trilli personal i sunduesit është norma, ligji, kushtetuta”, pyet ish-deputeti.

Reagimi i plotë

Në reagimin e tij, Salianji shprehet:

Edhe një herë faktet vijnë para syve të të gjithëve, me kokfortësi.

Babale si shok dhe ish-skafist i familjes Xhafaj thote se e ka regjistruar ai vellain e Ministrit, për pazaret brenda bandes, gazetari thotë se e ka investiguar ai rastin, autori i emisionit thotë se ai e ka autorizuar, unë si deputet, por dhe gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike deklarojnë që denoncimi ka ardhur në selinë e PD në Tetor, e megjithatë Edi Rama zbuloi se unë kam bërë kallezim të rremë dhe diktoi denimin tim me burg.
Trafikanti i dënuar me 7.4 vite burg nga gjykatat italiane pas një operacioni të DEA Amerikane shkon dhe dorëzohet ditën që unë bej denoncimin, por prokuroria dhe gjykata politike me përbërje ish-përfaqësuesin e PS në KQZ dhe kunatën e zv-kryeministres marrin persipër dënimin me 1 vit burg, pas kallëzimit të trafikantit ndaj meje. Pse? Sepse kam dëmtuar reputacionin e një të denuari në Itali me 7.4 vite burg për drogë, e që po kalonte pushime të gjata jashtë qelie prej mbrojtjes që i jepte vellai me pushtet. Pse? Se kam dashur të rrëzoj qeverinë! E gjitha fabul për publicistikë anti-PD, por karikaturë e shemtuar juridike.

Prova…zero.

Asnjë hetim nga prokuroria, asnjë gjetje, por një farsë ngritur mbi dëshminë e një të dënuari serial si Alizoti, i cili ka telefonuar policinë dhe ka thënë se donte të denohej vetë me 2 vjet burg. Ajo që ka zbuluar prokuroria është që deshmitari i sajuar Alizoti paguhej nga drejtoret e policisë.
Prokuroria ka zbuluar se zeri i publikuar nga PD është i ngjashem me zerin e Xhafajt dhe këtë e verteton JP French, kompani prestigjoze britanike!
Qartazi nuk kemi të bëjmë me proces ligjor. Inkuizicioni spanjoll ishte më serioz në prova e deshmi.

Jam këtu në qelitë e Fierit, për shkak se e kam mundur Ramën në çdo beteje ku më ka dhënë pergjegjësi Partia Demokratike.

Rama fitoi për momentin se hoqi nga rruga një kundershtar, po shoqeria çfarë mori nga kjo?

A do të donit një vend ku denonet denoncuesi dhe trajtohet si viktimë trafikanti, siç e beri Rama disa here deklarimin publik? A pranohet që në një shoqeri, të denohesh pa ligj? A është e pranueshme që kundershtarin politik që nuk e mund dot me votë dhe as e blen dot, ta eleminosh me forma ekstrapolitike?

A i sherben Shqipërisë, a e ndihmon të ardhmen tonë vendosja e një censure me gjykatë, percaktimi se familjarët e pushtetarëve qenkan të paprekshëm, edhe kur kryejnë krime të rënda.

A është kjo drejtësia e re, shpresa e madhe e qytetarëve, reforma që u pershendet me duartrokitje pas mesnate?

A janë krenarë taksapaguesit e vendeve mike që dhanë miliona euro, kur shohin se vendi ku investuan po kthehet ne sulltanat, ku trilli personal i sunduesit është norma, ligji, kushtetuta?

Etiketa: BabaleErvin SalianjiFatmir XhafajGeron xhafajKryesore1

Lajme të lidhura

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku
Breaking Views

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25
“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë
Breaking Views

“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

20:37 - 18/12/25
Para
Ancelotti: Do largohem vetëm kur Reali të jetë lodhur me mua

Reali në krizë, Ancelotti: Asnjë reagim që pas humbjes në “El Clasico”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për përvojën e tij në politikë dhe ndikimin që kjo ka pasur mbi jetën...

Lexo më shumë
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25
“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

20:37 - 18/12/25
Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Tri ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

Tri ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

19:26 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com