GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Deputeti Bledion Nallbati dhe vëllai i tij dhunojnë shoferin e një kamioni! Si nisi sherri në mes të rrugës

07:59 - 04/05/25
në Aktualitet, Video
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Deputeti Bledion Nallbati dhe vëllai i tij dhunojnë shoferin e një kamioni! Si nisi sherri në mes të rrugës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një incident është regjistruar pasditen e së shtunës në Devoll, ku kandidati në listën e sigurt të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, dhe vëllai i tij, Alti Nallbati, i njohur me nofkën “Duçja”, janë përfshirë në një konflikt verbal me një shofer kamioni.

Nga pamjet e siguruara, duket që Alti Nallbati godet me grusht shoferin, ndërsa edhe vëllai i tij përfshihet në konflikt duke dashur ta nxjerrë nga kamioni.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta dhe sipas burimeve pranë prokurorisë, në deklarimet e dhëna pas ngjarjes, dy vëllezërit kanë pohuar se shoferi i kamionit po udhëtonte me shpejtësi dhe ka rrezikuar t’i godiste nga pas.

Pas përplasjes verbale, të tre personat u shoqëruan në ambientet e komisariatit të Devollit, ku dhanë sqarimet përkatëse lidhur me ngjarjen. Këtë të diel, policia njoftoi arrestimin e Alti Nallbatit, që sipas bluve erdhi pas kqyrjes së kamerave të sigutisë.

“Gjatë këqyrjes së pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi se më datë 03.05.2025, rreth orës 21:15 ,  në  afërsi  të rrethrrotullimit të Mirasit  në qytetin e Bilishtit  shtetasi A.N, ka  ndaluar automjetin  me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij shtetasin B.N (kandidat për deputet i një subjekti politik) duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor. Shtetasi A.N ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me  një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik. Në këtë konflikt është përfshirë  edhe vëllai i  tij, shtetasi B.N, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë  nga kamioni shtetasin S.D”, sqaroi policia.

Ndërkohë, mësohet se shoferi i kamionit ishte në tranzit nga pika kufitare e Kapshticës, duke kaluar përmes Devollit.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/05/6816f74678b6c.mp4
Etiketa: Bledion NallbatiKryesore1sherr

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë te spitali i Traumës 24-vjeçari i plagosur

Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë te spitali i Traumës 24-vjeçari i plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com