Mbrëmjen e djeshme janë luajtur një pjesë e ndeshjeve të Champions League, teksa rezultate jo pak surprizuese rezervoi nata e kaluar.
Në Celtic Park, në ndeshjen e Champions League mes Celtic dhe Shakhtar, është parë ndoshta gabimi më i madh në historinë e këtij kompeticioni.
Danylo Sikan mund të ishte heroi i Shakhtarit, por në vend të kësaj ai bëri një gabim që me siguri do ta ndjekë atë gjatë gjithë karrierës së tij.
Ky 21-vjeçar u gjend i vetëm përballë një porte bosh, por nuk arriti të gjuante fare edhe pse kishte gjithë kohën e botës.
Sikan pati një kontakt të parë shumë të keq me topin që i doli nga kontrolli. Kur pa se çfarë ndodhi, shikoi me mosbesim stolin dhe shokët e skuadrës.
Sikan o nasıl kaçar? #Shakhtar
— Cengiz İzmitli/İskoçyalı ??????? (@thekingofscot) October 25, 2022
Discussion about this post