GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

VIDEO/ “Do të të shkatërrojmë”, kush ia prishi makinën Eno Popit?

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ “Do të të shkatërrojmë”, kush ia prishi makinën Eno Popit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moderatori i njohur, Eno Popi, ishte i ftuar pak javë më parë në emisionin “Wake Up”, për të zbuluar disa detaje nga nata e parë e këtij edicioni të “Dancing With The Stars”.

Gjatë bisedës u përmend edhe këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, i cili performoi për herë të parë në DWTS kolonën zanore të filmit “Në kuadër të dashurisë”.

E teksa po flitej për fituesin e BB VIP2, Popi bëri një batutë e cila mesa duket nuk është pritur mirë as nga këngëtari dhe fansat e këtij të fundit.

“Dhe do të jetë i shoqëruar nga fisi i gruas”.- u shpreh Eno. Por as ai dhe tjetër nuk e priste bujën e madhe që bëri batuta në fjalë.

Marr shkas nga kjo zhurmë mediatike, dy vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj në bashkëpunim me Olta Gixharin kanë vendosur t’i bëjnë një kamera të fshehtë gazetarit. Çdo gjë filloi kur Olta Gixhari thërret Eno Popin për një kafe.

Teksa si fillim moderatori dha përshtypjet e tij për filmin, ku tha se Sara Hoxha e kishte surprizuar, ai akoma nuk e dinte se çfarë e priste.

Kur Olta e pyet për vajzën e tij aty plani ishte në rrjedhën e duhur, teksa ai i tregon se ajo ndodhet ne Toronto dhe e sheh shumë rrallë, aktorja me të qeshura i thotë: “Aaa! Në Kanada, mos doje të thoje…”-referuar frazës që u tha nga Luiz Ejlli.

Koha kaloi dhe Olta gjen rastin ti tregoj Enos një mesazh kërcënimi që supozohet se e kishte marrë nga fansat e Luizit.

“Olta, mos e përmend më Luizin!!!!!! Po e përmende njëherë ti dhe Eno Popi për të mare fame, do t’ju shkatërroj!!! Ty, fisin tënd dhe fisin e Eno Popit… do ma dëgjosh zërin Te Komuna e Parisit…”- shkruhej në mesazhin e krijuar nga Olta dhe dy vëllezërit Veshaj.

Dhe për ti mbushur mendjen aktorja që është në habitatin e saj fillon dhe i trillon historinë e saj lidhur me ngjarjen.

“Unë jam me urdhër mbrojtje, kam frikë nëse e ke vënë re mua më sjell gjithmonë Dori këtu nuk rri asnjëherë vetëm”, i tha Olta.

Më tej Eno shprehet se e gjitha çka ai kishte thënë ishte keqkuptuar dhe keqinterpretuar:

“Unë e di si e kam thënë dhe jam shumë i qetë!”

Por e gjithë qetësia e Enos prishet kur punonjësja e lokalit e njofton për dëmin ë bërë.

“Makina jote është ajo?”, e pyet ajo dhe Popi i përgjigjet “po”. Më pas ajo shton se “ia kanë shkatërruar”.

Eno del nga lokali dhe përballet me pamjet jo shume të këndshme pasi makina e tij përveç se ishte e mbushur me emra, nuk kishte asnjë nga gomat në vend.

Hidhërimi i tij nuk zgjati shumë sepse Romeo dhe Donaldi nxorën në dritë planin e tyre duke i treguar gazetarit se dëmin ia kishin bëra ata si një kamera e fshehtë.

Nga ana tjetër Eno u shpreh se e kishte kuptuar planin pasi Olta për të ishte shumë e lexueshme. Madje edhe kur Gixhari i tha që të njoftonte policinë, Popi nuk pranoi.

Etiketa: eno popi

Lajme të lidhura

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij
Uncategorized

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:38 - 17/07/26
Vrasja e Martin Canit, Apeli refuzon kërkesën për liri të 14-vjeçarit
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

14:04 - 15/07/26
Angli-Argjentinë/ Masa të rrepta sigurie në Atlanta për të shmangur përplasjet e tifozëve
Sport

Angli-Argjentinë/ Masa të rrepta sigurie në Atlanta për të shmangur përplasjet e tifozëve

17:38 - 13/07/26
Para
Porositi djegien e lokalit në Tiranë, kush është 24-vjeçari i shpallur në kërkim

Porositi djegien e lokalit në Tiranë, kush është 24-vjeçari i shpallur në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen
Breaking Views

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike shënon sot ditën e saj të 48-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët u...

Lexo më shumë
“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26
Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

20:09 - 17/07/26
Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

19:55 - 17/07/26
Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

19:44 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com