Portieri i Argjentinës Emiliano Martinez i cili arriti të fitojë jo vetëm kupën e Botës me kombëtaren e tij por edhe trofeun “doreza e artë” si portieri më i mirë ka bërë një gjest të shëmtuar, duke ngjallur polemika.
Pas marrjes së trofeut “doreza e artë”, Martinez e ka vendosur atë në një vend të papërshtatshëm.
Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez tha pas ndeshjes direkt se ishte “fati” të fitonte Kupën e Botës pasi fitorja u vendos me penallti ndaj Francës. Martinez, 30 vjeç, priti penalltinë e Kingsley Coman por sidomos përballe Kolo Muani në shtesë që mund të sillte disfatën.
Ai i dha mundësi Argjentinës të fitonte 4-2 pasi finalja emocionuese përfundoi 3-3 në kohën shtesë. “Ishte një ndeshje shumë e komplikuar, ata u rikthyen ne loje 10 minuta nga fundi me dy gola duke barazuar. Por ishte fati ynë që të vuanim”, tha portieri i Aston Villas.
#DunyaKupası #Martínez pic.twitter.com/FIMYCMYmAS
— mercan (@mercankaya) December 18, 2022
Discussion about this post