GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Video e plotë, ja momenti i sherrit mes Noizyt dhe Cllevios

16:54 - 07/06/22
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Video e plotë, ja momenti i sherrit mes Noizyt dhe Cllevios
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka dalë vidoja e plotë e momentit kur reperi i njohur Noizy ka dhunuar me grushte e shqelma ish-anëtarin e TBA Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio. Në video shihet momenti kur Noziy së bashku me disa miq të tij dhunojnë pa mëshirë Kleviol Ahmetin në mes të rrugës dhe në mes të ditës, ndërsa zona është e populluar. Cllevio, shoku i reperit tjetër Stresi, ka mbërritur në zonë së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Por Rigels Rajku e ndjek pas dhe nis ta godasë edhe tek dera e makinës, përpara se Kleviol Ahmeti të “arratiset”. Ndërkohë në rrugë ndodhet edhe një mik i Cllevio, i cili po ashtu dhunohet nga reperi dhe miqtë e tij. Në video shihet momente kur Noizy e godet me grushte, megjithatë pas disa sekondash e lë të lirë. Po ashtu edhe miku i Cllevio, pasi shpëton nga duart e reperit largohet me makinë.

Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Kleviol Ahmeti mësohet se ka shkuar tek lokali i Noizy-t në Durrës, ndërsa pak minuta para “vizitës” ishte ishte ‘live’ në Instagram. Kjo nuk është pritur mirë nga Noizy, i cili duket se gjithë këtë e pa si një provokim të situatës e cila agravoi deri në atë pikë ku reperi u dhunua në mes të rrugës. Noziy reagoi pas ngjarjes në një postim në InstaStory ku ndër të tjera thotë se nuk lejon askënd të flasë keq për familjen e tij.

“Mos ma merr mirësjelljen time për dobësi. Gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë në asnjë moment deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time apo familjarë të rrethit tim. Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni këtë gjë kurrë. Jeta vazhdon” – shkroi reperi.

Ndërsa, Cllevio ka treguar se ai ka pësuar mpiksje gjaku në kokë. Në postime shihet teksa filmon veten si pasagjer në një makinë, ku duket me lot në sy.

“Pasoja fatale nëse nuk ma heqin mpiksjen e gjakut në kokë do vini këtu për të më marrë tek banesa! Bravo Noizy do bëhesh vrasës”, shkroi ai.

Pas ngjarjes së rëndë, reagoi edhe miku i Cllevio, reperi Stresi, i cili u shpreh se këtë situatë ia kishte parashikuar, që pas sharjeve të mikut të tij disa kohë më parë kundrejtë familjes së Noizyt.

“Ca ka*in doni me tregu live. Ju ta hani mu*tin,  ju të live-it. Klevio ka bo çfarë ka merituar e din edhe vetë Klevio, se ja kam parashikur meqë doni me ditë. Se më keni çuar 8000 mesazhe. Nuk mbroj askënd unë kur i shahet motra. Kam hy tri herë me i mbyll këto muhabete. Nuk është Klevioli i vetmi shok i imi që goditet. Është i dyti, edhe pse se s’më ka dëgjuar mua. Unë i kam lutë, mos e vëlla mos ia shaj motrën kërkujë. Leni budallaqet. Rrini të qetë, mos u bini njerëzve në qafë. Mundohuni me i harru disa gjëra,”-shprehet Stresi.

Mes Noizyt dhe Cllevio  ka pasur edhe një sherr verbal para disa ditëve, madje ata kishin shkëmbyer edhe mesazhe. Para një jave Cllevio postoi një mesazh të Noizyt, ku ai i thoshte se është gabim që e shan në rrjetet sociale.

“S’më ha k*ri për Noizyn, pederastat e k*rvës. Më bëni mua si serioza b*q*rat e mutit.  Nëse kujton se të kam frikën Noizy, do të të degjeneroj ditë për ditë”, shprehej Cllevio disa ditë më parë në rrjetet sociale.

Etiketa: CllevioNoizyploteSherrivideo

Lajme të lidhura

“Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit
Aktualitet

“Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit

17:59 - 11/12/25
U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë
Aktualitet

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë

17:45 - 11/12/25
Aksidenti i rëndë i Miss Xhamajka, u rrëzua gjatë provave dhe pësoi…
Aktualitet

Aksidenti i rëndë i Miss Xhamajka, u rrëzua gjatë provave dhe pësoi…

17:59 - 09/12/25
Para
Emri/ Dhunonte bashkëshorten, arrestohet 62-vjeçari në Mirditë

Emri/ Dhunonte bashkëshorten, arrestohet 62-vjeçari në Mirditë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari
Aktualitet

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

17:50 - 15/12/25

Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një 21-vjeçar, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në...

Lexo më shumë
Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

17:48 - 15/12/25
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

17:40 - 15/12/25
Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

17:28 - 15/12/25
Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”

Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”

17:04 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com