GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ E RËNDË në Librazhd! I mituri dhunohet barbarisht

21:09 - 20/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ E RËNDË në Librazhd! I mituri dhunohet barbarisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një i mitur u dhunua për tre vite rresht nga elektricisti i fshatit Funare në Librazhd, prej klasës së V-të deri në klasën e VIII-të që është sot. Pas dhunimit ai u bullizua gjë që e çoi të ndërmerrte një akt të rëndë, atë të hedhjes nga kati i tretë i konviktit ku qëndronte. E gjithë historia u mbajt e fshehtë dhe asnjë institucion nuk mori asnjë masë.

Rasti i rëndë u soll në emisionin investigativ Fiks Fare, ku u shfaqën video tronditëse të dhunës që ushtrohej ndaj të miturit, ku përveç elektriçistit dhunues, dikush tjetër xhironte skenën pa iu dridhur dora. Kjo ka qenë edhe arsyeja që i mituri ka braktisur shkollën dhe është bullizuar nga bashkëmoshatarët.

Vetë fëmija në prezencën e të ëmës tregoi për gazetarët e Fiksit, se elektricisti Hysen Balliu e dhunonte, i zinte rrugën me motor dhe nuk e lejonte të shkonte në mësim. Ai shprehet se nuk është ankuar për atë person te familjarët pasi nuk ka dashur t’i shqetësojë.

Situata bëhet akoma më e rëndë kur e ëma e të miturit tregon se fëmijën për shkak të bullizimit dhe mos vajtjes në shkollë vendosi ta çonte në një shkollë në Librazhd dhe të qëndronte në një konvikt fetar, i cili ishte pa pagesë, por që aty u hodh nga kati i tretë i godinës.

Dhe nga ai moment fëmijën e risolli në fshat, ku e riregjistroi në shkollën që kishte qenë, por që nuk e frekuenton. E ëma mohon të ketë dijeni për dhunën e ushtruar ndaj djalit. Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje në shkollë, por drejtuesi i shkollës nuk dha asnjë koment me arsyetimin se nuk ishte i autorizuar nga zyra arsimore për të folur për rastin.

Ndërkohë ish-drejtori i shkollës në një telefonatë tregoi se e ka denoncuar këtë rast në polici, por nuk ka marrë asnjëherë përgjigje. Drejtori i konviktit ku i mituri qëndroi pak ditë, tregon se ai u hodh nga kati i tretë, dhe e përjashtoi. Por nuk lajmëroi asnjë institucion, vetëm i kërkoi familjes që ta merrte. Gazetarët takuan edhe elektricistin i cili kishte një sjellje të çuditshme ndërkohë që gazetarët i tregonin videon ku dhunonte të miturin ai qeshte, për të kjo nuk është dhunë.

Emisioni investigativ në pak ditë mblodhi fakte tronditëse për të miturin, video në të cilat dhunohej barbarisht, dëshmi nga drejtuesi i konviktit ku pranon se i mituri u hodh nga kati i tretë, dhe kjo ngjarje u mbajt e fshehtë. Ishdrejtuesi i shkollës tregon se e ka denoncuar rastin, por nuk është bërë asgjë. Dhe në fund askush asnjë përgjegjësi. I mituri që i përket një familje me probleme të mëdha sociale dhe ekonomike vendos të mos përballet më as me bashkëmoshatarët, por të qëndrojë në shtëpi me të ëmën. Nga heshtja e institucioneve dhe mosveprimi i tyre edhe i mituri është dorëzuar duke u mbyllur në shtëpi. /TCH/

Etiketa: e rendeLibrazhdNgjarja

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
U plagos në lokalin e tij, ndërron jetë në spital biznesmeni në Shkodër

Aksident në Durrës, plagosen dy persona, një prei tyre e mitur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com