GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO – FOTO/ Unazës së Madhe i plasin ujërat, firma “Alb Star” punime të dobëta

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
VIDEO – FOTO/ Unazës së Madhe i plasin ujërat, firma “Alb Star” punime të dobëta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vepra infrastrukturore e shumëpropaganduar e Unazës së Madhe në Tiranë nga qeveria, përveç shifrave stratosferike, ka sjellë zhgënjim edhe për cilësinë e punimeve dhe efikasitetin.

Dëshmia e fundit vjen nga pjesa e aksit për të cilin janë tenderuar mbi 20 milion euro nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Një shatërvan që hedh ujë me presion në zonë është vepra e pakërkuar që është shfaqur këtë të martë, duke shqetësuar banorët dhe kalimtarët.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/01/WhatsApp-Video-2025-01-07-at-1.10.46-PM.mp4

Firma fituese e tenderit në fjalë, që ka kryer edhe punimet në dukje të dobëta, është “Alb Star”.

Në media janë publikuar së fundmi edhe dëshmi të tjera të punimeve që lënë për të dëshiruar.

Një tjetër shqetësim për këtë vepër ka qenë edhe efiçenca. Situata në terren ka treguar se trafiku vijon të jetë i rënduar edhe pas hapjes së plotë të unazës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Nga opozita, vijojnë ta quajnë një megavjedhje.

“373 milion euro për 27 km dhe trafiku është më i rënduar se sa kur nuk kishim Unazë fare. Me të tilla ‘krim intelektuale’ që i shohin qytetarët çdo ditë por që veç SPAK-u nuk i sheh, një gjë është e sigurtë, që Belinda Balluku po nxiton t’i bëjë shoqëri harabelit pa pupla Erion Veliaj”, shkroi një ditë më parë në një postim në “FB” Tedi Blushi nga Partia e Lirisë, teka bashkangjitur postoi pamje të trafikut të rënduar në unazë, në zonën pranë Pallatit me Shigjeta.

Vepra është shoqëruar me kritika që në hapje të procedurave. Tenderat për të ashtuquajturën “rruga e florinjtë” nisën që në krye të herës me një skandal, ku një kompani arriti të shtinte në dorë kontratën për punimet në një prej lotëve, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Për rastin, gjykata e Tiranës dënoi me disa muaj burg administratorin e kompanisë “DH Albania”, ndërsa pushoi hetimet për zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Kontrata u anulua, megjithatë procedurat e mëvonshme tenderuese të ARRSH-së (drejtuar nga Evis Berberi – tashmë pas hekurave për korrupsion dhe pastrim parash) që u ndanë në disa lote, ishin gjithashtu të dyshimta. Qindra miliona euro, sipas kritikëve, u dhanë në mënyrë korruptive te klientët e qeverisë.

Për rastin foli një ditë më parë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha në prononcimin e dhënë në dalje të SPAK, duke vënë në qendër të akuzave Belinda Ballukun, ministren e Infrastrukturës, njëkohësisht zëvendëskryeministre. “Lubia – siç e quajti ai – është e pashembullt në Ballkan dhe Europë, ndau 13 kilometra rrugë në 14 kontrata”.

Etiketa: Alb StarKryesore1Unaza e Madhe

Lajme të lidhura

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!
Breaking Views

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
Para
Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis