GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Gërryente shtratin e lumit Mat, në kërkim pronari i subjektit

12:08 - 10/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Gërryente shtratin e lumit Mat, në kërkim pronari i subjektit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Intensifikohen kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Gërryente me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, arrestohet 34-vjeçari dhe shpallet në kërkim pronari i subjektit me aktivitet në fushën e nxjerrjes së inerteve.

Sekuestrohen 1 kamion dhe 1 ekskavator.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme me drejtuesit qendrorë dhe vendorë, ndër të tjera edhe për krimet mjedisore, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të gërryerjes së kundërligjshme të shtratit të lumit Mat.

Për këtë rast, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi E. L., 34 vjeç, banues në Lezhë, i cili po gërryente me mjete të rënda (kamion dhe ekskavator), shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i subjektit me aktivitet në fushën e nxjerrjes së inerteve, shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Lezhë. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kamion dhe 1 ekskavator që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet, që veprimtarinë e marrjes së inerteve në shtretërit e lumenjve, ta kryejnë sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar në dispozitat ligjore dhe në lejet përkatëse, si dhe në çdo rast të konstatimit të shkeljes së këtyre kushteve, do t’u sekuestrohen mjetet dhe do të ndalohet vijimi i kësaj veprimtarie.

Etiketa: inerteMat

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Penelope Cruz në foto sensuale me rroba banje

Penelope Cruz në foto sensuale me rroba banje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com