Disa orë para fillimit të sfidës së grupeve të Europa League mes AEK-ut dhe Ajax, pati disa tensione jashtë fushe.
Incidentet kanë ndodhur me mbërritjen e tifozëve holandezë, mes tifozëve të AEK-ut dhe policisë.
Policia përdori granata trullosëse dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe situata nuk doli jashtë kontrollit.
Kanë qenë holandezët ata që kanë sulmuar tifozët e AEK, teksa disa kohë më parë një tifoz humbi jetën.
Grekët para pak ditësh nxorrën një parrullë, Kosova është Serbi në stadium.
Discussion about this post