GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

VIDEO/Juli bën rrëfimin prekës mbi vdekjen e babait: S’e shpëtova dot

14:27 - 31/01/24
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/Juli bën rrëfimin prekës mbi vdekjen e babait: S’e shpëtova dot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktori i njohur, Julian Deda, ka kujtuar sot babin e tij të ndjerë, Zef Deda. Teksa ndodhej jashtë së bashku me Eglën dhe Albin, ai u shpreh se sa e ‘vështirë është të shohësh prindin duke ikur’,

Fillimisht Juli tregoi se si në vitin 2020 Zef Deda ishte me Covid dhe nuk pranonte që të shkonte në spital. Ai shton se si e çoi me zor në spital, ku e kaloi.

Ndërkohë 1 vit më parë zbuluan se Zef Deda ishte me kancer në stomak, i cili pastaj iu përhap në trup.

“E kaloi shumë keq. Nuk u dorëzua po nuk kishte ça të bënte më, se ai nuk donte të vinte as në Tiranë. Atje tha ‘të mbysin’ se shikonte në televizor duke u hedhur nga kati i dytë. Se Covid-in e agravoi më shumë media se vetë Covid-i.

Ndenji në shtëpi 9 ditë, 4 ditët e fundit me 40 temperaturë. E kam marrë me zor, e kam marrë me ambulancë deri te një spital privat. Sigurisht më ndihmuan edhe këto më thanë sille këtu, por nuk doja t’a çoja në shtet. Kishte atë idenë dhe u thashë ‘po e solla në shtet e vrava para kohe’. Ishte psikoza.

Ka ardhur krejt i mbaruar, pa pikë shprese. Në vitin 2020, në dhjetor. Fillova duke qarë kur e pashë atë thashë ‘iku’. Edhe i thashë mjekut ‘nuk dua të ma marr Covid’. Më iku truri se kisha mundësi. Covid ishte çështje kohe, sa më shpejt ta kapje. Por siç i kanë prindërit tanë ‘ik se nuk dua ilaçe, ik se nuk dua mjek, jemi mirë, kalon vetë’. Dhe shpëtoi.

Ka 10 vjet që është me këto sëmundjet, të gjitha të zezat. Edhe kam bërë gjithçka që ai të mos ikte. Tani kësaj gjësë nuk i bëja dot gjë. Ishte kancer. I doli një kancer në stomak dhe pastaj u përhap. Ne kemi zbuluar para 1 viti dhe kur e zbuluam ne, 3-4 muaj i dhanë.

2 muajt e fundit ka vuajtur shumë. Vetëm pozitiviteti i i vet ka mbajtur se i degradoi shpejt. Edhe i shkoi gati 1 vit, po jetoi të paktën 8 muaj se nuk pranoi të bënte kemiot. Ata nuk e morën përsipër operacionin se ky nuk e përballonte dot nga gjendja shëndetësore.

Është shumë e vështirë t’a shohësh prindin duke ikur dhe nuk ke ça ti bësh më. Ditën e parafundit na tha mua dhe Marios ‘a po më jepni pak frymë’.

Nuk merrte dot frymë, merrte frymë 1 herë në 20 sekonda. E tha edhe një batutë në fund pa ikur. I thashë ‘ça të bëj, hape gojën të jap unë’. Më tha mua ‘me më fry… më nder më bën’”, tregon Juli.

Ndërkohë kujtojmë se mjeshtri i madh i humorit ndërroi jetë më 24 nëntor të vitit 2023, në moshën 73-vjeçare.

Artisti shumëdimensional, i cili ka spikatur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi mbylli sytë në qytetin e tij të lindjes pas një sëmundje të rëndë që e kishte prekur prej pak kohësh.

Etiketa: babaJuli

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Para
Nxjerrja nga qarkullimi i dinarit serb, Kurti: Vendim i…

Nxjerrja nga qarkullimi i dinarit serb, Kurti: Vendim i…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com