GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

VIDEO/ “Ka shumë talente”, zyrtari i UEFA-s vlerëson Turneun e Ekipeve Rajonale

12:52 - 10/12/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ “Ka shumë talente”, zyrtari i UEFA-s vlerëson Turneun e Ekipeve Rajonale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale ka nisur që prej datës 6 dhjetor dhe në të po marrin pjesë ekipet përfaqësueseve të tetë Zyrave Rajonale të FSHF-së. Në ndeshjet e luajtura deri më tani për grup-moshat U-15 dhe U-14 futbollistët e vegjël kanë dhuruar emocione dhe gola, duke shfaqur edhe një rritje të vazhdueshme të nivelit që ofron ky kompeticion, ndërkohë që në ditët më vazhdim do të luhen edhe ndeshjet për grup-moshën U-13 ku do të përcaktohen gjithashtu finalistët.

Këtë herë turneu është ndjekur edhe nga përfaqësuesi i UEFA-s, Roger Meichtry, i cili është këshilltar për programin “Elite Youth Development”. Në fakt, nuk është hera e parë që zyrtari i UEFA-s ka ndjekur ndeshjet e turneut rajonal, pasi ai ka qenë edhe në edicione të mëparshme i pranishëm. Pasi ka vëzhguar disa ndeshjet nga ndeshjet në Tiranë dhe në Fier, Meichtry ka zhvilluar edhe një takim me Drejtorin Teknik të FSHF-së, Giancarlo Camolese, Drejtorin e Departamentit të Ekipeve Kombëtare, Dritan Babamusta dhe zyrtarë të tjerë të Federatës së Futbollit, ku është diskutuar për ecurinë e turneut si edhe për gjërat që duhen përmirësuar në të ardhmen.

Zyrtari i UEFA-s u shpreh i kënaqur me zhvillimet e vazhdueshme në futbollin e fëmijëve në Shqipëri, duke pranuar se progresi është i dukshëm dhe se niveli i futbollit që vjen nga zyrat rajonale është duke u rritur gradualisht.

Në një prononcim për Fshf.org, Meichtry foli për programin “Elite Youth Development” si një mundësi e shkëlqyer për djemtë nga rajone të ndryshme që të krahasohen mes tyre në fushën e blertë.

https://youtu.be/tIByz2B14UY

“Ju e dini, ne kemi programin ‘Elite Youth Development’ dhe të gjitha shtetet në Europë po marrin pjesë në këtë projekt. Ne vizitojmë çdo shtet të paktën një herë në vit, për të ndjekur dhe për të dhënë mbështetjen tonë për projektin. Unë mendoj se është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë fëmijët nga rajone të ndryshme për të luajtur së bashku, për të bërë këtë turne në mënyrë që të krahasohen me djemtë e tjerë të rajoneve dhe është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë fëmijët e trajnerët gjithashtu”, – tha Këshilltari i UEFA-s për programin “Elite Youth Development”, duke shtuar se ka parë shumë lojtarë të talentuar në turneun e ekipeve përfaqësueseve rajonal.

“Unë mendoj se ju realisht duhet të reflektoni për hapësirën ku luani. Ndoshta do të ishte më mirë që ata të luajnë në sipërfaqe jo aq të mëdha, që të kenë më shumë kontroll të topit, më shumë aftësi teknike, por unë shoh shumë lojtarë të talentuar dhe është kënaqësi të shohësh këto ndeshje”, – tha Roger Meichtry.

Etiketa: ShqiptaretalenteTurneun e Ekipeve Rajonale

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Ministri serb mohon masakrën e Reçakut: Falsifikim dhe gënjeshtër e madhe

Ministri serb mohon masakrën e Reçakut: Falsifikim dhe gënjeshtër e madhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com