GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

VIDEO/ Këlliçi nga Lapraka: Edhe 12 ditë e ka skadencën Veliaj

11:06 - 03/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
VIDEO/ Këlliçi nga Lapraka: Edhe 12 ditë e ka skadencën Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrugë krejtësisht të amortizuara, çezma pa ujë, mbetje urbane të hedhura kudo, dhe mbi të gjitha, pronarë pa çertifikata pronësie apo pronarë që rrezikojnë të mbeten pa prona.

Kjo është panorama që të ofron sot Lapraka, një ndër zonat më të mëdha të Tiranës, por që duket se ka njohur pak ose aspak investime gjatë këtyre viteve, nga Bashkia. Ky ka qenë edhe konkluzioni i kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Tiranës, Belind këlliçi gjatë takimeve që ka zhvilluar më banorët e kësaj zone.

Fillimisht, banorët ngritën shqetësimin e projektit të hekurudhës, i cili rrezikon t’i ndajë në dy pjesë duke ndërprerë marrëdhëniet mes komunitetit dhe familjeve.

“Ndan pjesën e pallateve me pjesën e banorëve përfundimisht. Dhe ky mur duke i ndarë, i largon nga shërbimet. Kërkesa e banorëve të kësaj zone, që të lidhen edhe me qytetin në krah tjetër, është dy ose tre mbikalime në varësi të nevojës që kanë”, u shpreh një banor, si dhe kandidati për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Bled Marku.

Pikërisht kërkesës së Bled Markut, Belind Këlliçi iu përgjigj se ajo do të bëhet realitet pas 14 Majit.

“Fjala ime është që ai projekt do të bëhet realitet pas 14 majit. Mbikalimet që janë kaq të nevojshme në këtë zonë, që kërkohet me u lidh të dyja zonat bashkë, nuk kushtojnë asgjë në një buxhet prej 246 milionë eurosh që ka Bashkia e Tiranës”, u shpreh Këlliçi.

Teksa përshkoi disa rrugë të amortizuara, pa asfalt dhe krejtësisht të lëna pas dore, Belind Këlliçi denoncoi para dhjetra qytetarëve dhe kamerave, situatën e infrastrukturës në Laprakë.

Këlliçi kërkoi mbështetjen e qytetarëve, duke u shprehur se Erion Veliaj ka fatin e skadencës për 12 ditë.

“Shihni këtu, shihni ku kalojnë makinat përditë. Shife ku kalojnë makinat, shife këtë këtu! Kjo ka qenë kërkesë e banorëve, që kanë thënë: Belind na jep mundësinë që ne të tregojmë realitetin se nuk e shohim kurrë, as në media as në rrjete sociale, askund. Unë jam këtu për t`i shërbyer qytetarëve. Qytetarët e Tiranës nuk duhet të kenë më dallime. As të djathtë e as të majtë, as me parti e as pa parti. Jemi të gjithë qytetarë të Tiranës. Imagjinoni një nënë të re, me karrocën me fëmijë, që kalon në këtë rrugë. Kjo rrugë është në këtë gjendje tani që është thatë, po kur bie shi? Po kur bie shi, me çizme, 2023. Erion Veliaj 12 ditë e ka afatin e skadencës, 12 ditë!”, u shpreh Belind Këlliçi.

Sikur të mos mjaftojnë rrugët e amortizuara, që përkthehen në smog dhe kosto financiare për banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeve, një tjetër problem në Laprakë është mungesa e pastrimit të shpeshtë të mbetjeve urbane. Në disa zona të kësaj lagje, Këlliçi denoncoi jo vetëm koshat plot me mbetje, por edhe ato të hedhura pranë tyre, për shkak se sipas banorëve, nuk pastrohen.

“Vetë me dorën e vet, Veliaj dhe kryeministri kanë firmosur 430 milionë euro për pastrimin e Tiranës, shiheni ku është! Shiheni, jemi në Laprakë. Jemi 3 kilometra nga qendra e Tiranës, nga zemra, nga “Sheshi Skënderbej”. Kalojnë fëmijë këtu, a kalojnë fëmijët tuaj këtu, nipër e mbesa?! Kalojnë këtu çdo ditë. Çdo ditë”, tha Këlliçi, duke vënë theksin te faktin se pastrimi është një nga arsyet e aferës së inceneratorëve, që sot i kushton miliona euro taksapaguesve.

Në të tillë situatë, banorët nuk kursehen të shprehin pakënaqësinë ndaj Erion Veliajt, duke dhënë mbështetjen për Belind Këlliçin, tek i cili besojnë se do të sjellë ndryshimin në Tiranë.

“Flet vetë fakti, situata ku ndohet, sepse këtu ka qenë parashikuar për pleqtë, stola, ambiente, por mbi të gjitha park lojrash për fëmijët, shifeni sot?! Je i mbështetur, se ka ardhur momenti, thika te palca. Ja, ne jemi në mes të metropolit dhe nuk jemi në metropol. Unë kam 29 vjet në këtë lagje. Asnjë invsetim nuk ka ardhur. Ka ardhur koha me e ndryshu se jemi turpëruar në sy të botës. 25 vjet ka, fut letrat, bëhet rruga, bëhet rruga, inshallah po e merrni ju dhe po bëhet gjithçka”, thanë disa banorë të Laprakës.

Banorët kanë bindjen se shkak i situatës së krijuar në zonën e tyre me mungesën e investimeve nga bashkia, është fakti se ata konsiderohen si simpatizantë të së djathtës. Madje, në këtë zonë, qytetarë të shumtë denoncuan te Belind Këlliçi se nuk kanë marrë ende legalizimet e banesave, duke dyshuar se janë diskriminuar për shkak të bindjeve politike.

“As letra, as legalizim asgjë, nuk ka kqyr askush njeri se je gjall. Ne nuk e dimë arsyen pse nuk po bëhet legalizimi, kue 95% e zonës kanë marrë vetëm neve jo. Shpresojmë dhe besojmë që të mos jetë çështje politike. Një përgjigje e z.Lame thotë do prisni se kemi shumë dosje. Kemi shumë fluks dhe nuk të ka ardhur radha”, u shprehën banorët.

Për këtë situatë, Belind Këlliçi u shpreh se qytetarët mbahen peng, në mënyrë që t’u merret vota. Por, Këlliçi u bëri apel qytetarëve, që në 14 maj të votojnë ndryshimin dhe të dalin në votime, pasi te kutia e votimit janë vetëm ata dhe Zoti dhe askush tjetër.

“Jeni me ju mbajt peng me ju marr votën, këtë e dinë njerëzit. Te kutia e votimit mos harroni, jeni ju edhe Zoti, nuk ju sheh njeri tjetër. Ndëshkojini këta për të gjithë këtë padrejtësi që ju bëjnë. T’i ndëshkojmë këta me votë për gjithë këtë padrejtësi që ju bëjnë. Të mbajnë llogari, të dalin para ligjit për si i kanë vjedhur qytetarët se janë vjedhur lekët e tua”, tha Këlliçi.

Edhe në Laprakë, Belind Këlliçi prezantoi programin e tij me 5 prioritete: Transport publik falas; nënkalimi te “Sheshi Skënderbej”; ulje e taksave dhe tarifave vendore; 500 oaze të gjelbërta si dhe ndërtim të shkollave, çerdheve dhe kopshteve.

Etiketa: KelliciKryesore1Laprake

Lajme të lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
Breaking Views

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25
Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen
Breaking Views

Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

21:56 - 25/12/25
Veliaj u shtrua urgjent dhe bëri kolonoskopi, Avokati i Popullit: Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”
Breaking Views

Veliaj u shtrua urgjent dhe bëri kolonoskopi, Avokati i Popullit: Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”

19:20 - 25/12/25
Para
VIDEO/ Berisha: Qytetares i bie të fikët, Rama vazhdon të përdridhet

VIDEO/ Berisha: Qytetares i bie të fikët, Rama vazhdon të përdridhet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
Breaking Views

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Lexo më shumë
Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

21:56 - 25/12/25
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

21:43 - 25/12/25
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

21:21 - 25/12/25
Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

20:50 - 25/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com