GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

VIDEO/ Këlliçi: Veliaj inaguroi tregun në Farkë, po ku është?

14:15 - 01/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Këlliçi: Veliaj inaguroi tregun në Farkë, po ku është?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi ishte sot në Farkë, ku zbuloi për qytetarët një prej mashtrimeve elektorale të Erjon Veliajt.

Dy javë më parë, ai sëbashku me ministren e Bujqësisë, inauguruan tregun dhe thanë se është në kapacitet dhe totalisht i prenotuar. Sot, rezulton se aty është vetëm ngrehina, fasada dhe nuk ka asgjë tjetër.

Më 18 mars, Veliaj tha: “Tregu i ri agroushqimor në Farkë sapo ka përfunduar dhe 100% të hapësirave të saj janë prenotuar nga fermerët. Ditët më të mira për fshatin sapo kanë filluar, për fshatin në Tiranë sidomos.”

Postimi:

Përshëndetje gjithë qytetarëve të Tiranës sot. Kam parë në lajme para 2 javësh më 18 mars, që këtu ka ardhur kryetari i bashkisë ka inaguruar tregun e ri agroushqimor në Farkë dhe ka thënë tekstualisht në ditën e inagurimit që ditët më të mira për fshatin e Tiranës sapo kanë filluar.

Meqënëse është e shtunë erdha që të bëj pazar të blej diçka te tregu agroushqimor dhe jam shumë kurioz të shoh se çfarë mund të blej. Kështu që të gjithë qytetarët të vijnë ta shohin si është situata.

Ka 2 javë që është bërë inagurimi, kemi parë këtu një ceremoni që ka kushtuar mbase me dhjetra mijëra euro, lluks kemi parë led ëall-e, njerëz, entuziazëm në videot e kryetarit të bashkisë bashkë me ministren e bujqësisë. Kanë folur për fermerët, i kanë zënë fermerët thanë 100%, do ja u nxjerr me video unë. Kanë thënë që fermerët kanë prenotuar 100% të hapësirave. Tani unë jam kurioz se nuk shoh ndonjë fermer, kam ardhur të blej diçka por nuk…

Ky është tregu agroushqimor në Farkë, investimi më i fundit i Bashkisë Tiranë që na ka paraqitur një treg plot entuziast. Fermeri i Tiranës po punon, po mbjell. Ku ka ndonjë gjë mo? A ka njeri mo?

Të dal njëherë dhe këtej nga ana tjetër mos gjej ndonjë gjë se s’ka mundësi ky ka thënë se ditët më të mira të fshatit të Tiranës sapo kanë filluar mbase gjejmë ndonjë fermer blejmë diçka nga banorët e Farkës.

Nuk ka mundësi kjo është e pabesueshme sepse mbaj mend që pamë ceremoninë edhe po e analizoja edhe po shikoja thashë lajm i mirë, shumë mirë paska inaguruar tregun do kemi ku të blemë produkte bio. Tregu i madh, investim miliona euro ta shohim njëherë çfarë bëhet ku shkojnë lekët e taksapaguesve, qytetarëve.

Bosh! E gjitha bosh! Asnjë njeri, asgjë, e papërfunduar! Të shkojmë këtej të shohim, vetëm kapanone! Bosh! Ta shoh edhe këtë këtu për kuriozitet… asgjë!

Tani të dashur qytetarë ju e dini nuk ka nevojë që ta shihni për ditë në denoncimet e mia, në videot e mia  por ju e dini kë kemi për kryetar bashkie. Unë erdha për të bërë sot pazar në tregun agroushqimor të Farkës, por siç e shihni nuk ekziston, sepse të gjitha investimet e Erion Veliajt, janë të gjitha imagjinare. Dhe nuk më mbetet asgjë tjetër veç se në ditën e tij të festës, më 1 prill, t’i uroj kryebashkiakut europian të rrenave, gëzuar dhe boll i gënjeve qytetarët e Tiranës se deri më 14 maj e ke këtë mundësi por pas 14-ës, edhe ti në shtëpi. Gëzuar!

Etiketa: KelliciKryesore1TreguVeliaj

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
PD: Rakip Suli po abuzon me fondet e rindërtimit dhe paratë publike

PD: Rakip Suli po abuzon me fondet e rindërtimit dhe paratë publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Lexo më shumë
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com