GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

VIDEO, kualifikueset e Botërorit, Reja: E vetmja zgjidhje është fitorja

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shqiptarët më duan”, Reja: Javën e ardhshme kthehem në Shqipëri, pres konfirmimin e rritjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është grumbulluar në prag të dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për Botërorin ‘Qatar 2022’ që do të zhvillohen ndaj Hungarisë në transfertë dhe ndaj Polonisë në ‘Air Albania’.

Teksa ka folur për këto sfida trajneri i ‘Kuqezinjve’ Edoardo Reja është shprehur se në këtë ndeshje do të ketë mungesa te theksuara si ajo e Abrashit dhe Laçit, të cilët kanë marrë dëmtime.

“Sigurisht që Abrashi dhe Laçi janë dy lojtarë cilësorë të rëndësishëm, por kemi një grup të madh lojtarësh kemi zgjidhje të tjera, duhet t’i modifikojmë përpara këtyre ndeshjeve. Për mua ka rëndësi që të jemi mirë fizikisht përpara këtyre dy sfidave. Lojtarët që do zbresin në fushë duhet të japin maksimumin.” -deklaroi tekniku italian.

Më tej ai ka folur për kundërshtarët, Hungarinë dhe Poloninë, të cilat janë sfidat që na presin në kualifikueset e fundit dhe për mundësitë që kanë Kuqezinjtë për të marrë pikë.

“Do të luajmë dy ndeshje shumë të forta. Për mua është e rëndësishme që Shqipëria po rritet, duhet të kemi parasysh që një humbje do të na largonte nga ëndrra e Botërorit, pra na duhet dy fitore. Këto janë dy ndeshjet vendimtare për të vazhduar në Botëror”. -vijoi ai.

Teksa ka folur për lojtarët e grumbulluar, Reja është shprehur se janë rikthyer pas dëmtimeve Dermarku dhe Veseli.

https://youtu.be/UBZXQ7fLxkA

“Unë gjithmonë duhet të bëj zgjedhjet e mia dhe kam marr dy lojtar për çdo pozicion. Janë rikthyer Dermarku dhe Veseli që kanë pasur probleme fizike.”-ka thënë ndër të tjera Reja.

Ai ka folur edhe për rastin e Taulant Xhakës, të cilin theksoi se e ka ftuar disa herë që të afrohet me grupin ‘Kuqezi’, por që sipas teknikut ai ka refuzuar, ndaj i duket e kotë që ta ftojë një herë tjetër.

“Më vjen keq për Xhakën për cilësitë që ka do na jepte një dorë të mirë. Mund të them që ai e ka refuzuar ftesën., e kam ftuar disa herë dhe ai ka refuzuar, ne fillim kishte disa dëmtime dhe nuk e grumbulluam, por më pas e thirrëm disa herë, por na dha përgjigje negative. Ndërsa tani më duket e kotë që ta thërrasim më.”-theksoi italiani.

Teksa duket se kjo ishte mundësia e fundit që Taulant Xhaka të bashkohej me grupin e Kombëtares sonë.

Rikujtojmë se Kombëtarja do të përballet me 9 tetor në transfertë me Hungarinë dhe më 12 tetor me Poloninë në ‘Air Albania’./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: kombetarjareja

Lajme të lidhura

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26
Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë
Sport

Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë

14:10 - 02/10/26
Para
Dështon sërish siguria në punë, rrjedh gaz në një firmë skrapi në Krujë, digjen dy punonjësit

Dështon sërish siguria në punë, rrjedh gaz në një firmë skrapi në Krujë, digjen dy punonjësit

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com