GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Video/ Kush është policja që zhvat qytetarët në Tiranë, 200 euro për një aplikim

08:29 - 14/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E rëndë në Tiranë, 20-vjeçari dhunon policen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gruaja që shihni në këto pamje ushtron detyrën e operatores së zyrës së shërbimit ndaj qytetarëve në policinë e Tiranës. Quhet Erinda H. dhe është marrë e pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Sikurse dallohet në pamjet filmike, punonjësja e policisë merr para nga disa persona. Mwsohet se ata ishin qytetarë nga Kosova dhe kishin aplikuar për marrjen e shtetësisë së Shqipërisë.

Shumën prej 200 eurosh, ajo e fut brenda një flete të zbardhë, të cilën e vendos mbi tastierën e kompjuterit. Hetimi për rastin nisi pas shqetësimit të ngritur pranë Shërbimit të Çështjeve dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme nga një shtetas i quajtur Mentor Muharremi, në lidhje me ecurinë e procedurave ligjore për përfitimin e shtetësisë shqiptare, pas apelimit nga ana e tij.

Ai ka shpjeguar se bashkë me të vëllanë janë paraqitur në drejtorinë e Tiranës, ku kanë dorëzuar dokumentet dhe punonjësja e policisë iu ka kërkuar 100 euro secilit, si pagesë për pranimin e aplikimit. 3 javë më vonë, është ankuar babai i tyre, për arsyet se përse pagesa nuk ishte pasqyruar në vërtetimin e lëshuar për dy djemtë e tij. Nga hetimet ka rezultuar se dy vëllezërit në fjalë ishin të përjashtuar nga një pagesë e tillë, për shkak të origjinës shqiptare të nënës së tyre.

Ndërkohë që në rastet kur duhej paguar një tarifë e caktuar nga aplikantët, ata ishin të detyruar të bënin derdhjen e shumës në një llogari të çelur në një bankë të nivelit të dytë. Nga hetimet e kryera nga prokurori Bledar Valikaj ka rezultuar se shumën prej 200 eurosh e ka përfituar në mënyrë të padrejtë punonjësja e policisë.

Kjo e fundit shfaqet në kamera, duke marrë paratë, ndërsa dy vëllezërit e kanë identifikuar atë si personin që iu kërkoi të paguanin tarifën, ndonëse ligjërisht ishin të përjashtuar prej saj. Në këto rrethana, punonjësja e policisë Erinda H., tashmë do duhet të përballet me drejtësinë për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

 

Etiketa: aplikimpolicjaqytetaretTiranevideo

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Bora “rikthehet” në “BBV”, ndan videon nga takimi me Donaldin dhe Semin

Bora “rikthehet” në “BBV”, ndan videon nga takimi me Donaldin dhe Semin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com