GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Video me Olsi Ramën/ Reagon deputeti Ndoja: Ishim të ftuar në një drekë para 4 vitesh në Kukës…

07:46 - 24/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Video me Olsi Ramën/ Reagon deputeti Ndoja: Ishim të ftuar në një drekë para 4 vitesh në Kukës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Arjan Ndoja ka reaguar pas publikimit në portale të një videoje ku ai shihet duke drekuar me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, dhe një grup personash të tjerë. Pamjet kanë ngjallur diskutime dhe aludime, por Ndoja, në një deklaratë publike, ka sqaruar se dreka në fjalë nuk është e ditëve të fundit, por i përket katër viteve më parë.

Në reagimin e tij, Ndoja thekson se nuk ka qenë ai organizatori i takimit, por një i ftuar në një drekë të mbajtur më 16 nëntor 2021 në fshatin Bushtricë të Kukësit, të organizuar nga shtetasit Bilbil dhe Hajredin Kastrati.

Ai shprehet se nuk kishte arsye të refuzonte ftesën dhe se për të, respektimi i mikpritjes është pjesë e edukatës dhe traditës shqiptare. Deputeti publikon edhe listën e personave të pranishëm, duke nënvizuar se personi që në video është prezantuar si Ervis Doci, në fakt është Ardit Raines.

Reagimi i plotë i Arjan Ndojës

Të nderuar ndjekës dhe miq!

Marr shkas nga publikimi i një lajmi dhe një video sot, në portalin ‘Alfapress’ ku shfaqem unë dhe shtetasi Olsi Rama, së bashku me persona të tjerë duke drekuar.

Në lidhje me sa më sipër, ju bëj me dije sa më poshtë:

Dreka është organizuar rreth katër vite më parë, më datë: 16.11.2021, nga shtetasit Bilbil dhe Hajredin Kastrati. Dreka është bërë në fshatin Bushtricë të Kukësit.

Unë kam qenë i ftuar dhe jo organizatori, por nuk kam pas arsye që të braktisja drekën e organizuar nga personat e lartpërmendur, dhe as të mbaja qëndrim ndaj askujt, përderisa isha i ftuar. Ky qëndrim është pjesë e edukatës time familjare dhe prejardhjes, dhe një zakon i mirë i shqiptarëve që i ruajnë akoma si vlera, mikpritjen dhe nderin.

Prezent kanë qenë këta persona: Bilbil Kastrati, Hajredin Kastrati, Luftar Kastrati, Dashamir Guza, Azem Celmani, Adnan Suknikaj, Luan Zeka, Ahmet Cani, Mondi Voga, Lumir Soja, Ardit Toska, Bledar Kakuli, Përparim Bulica, Astrit Ternova, Nardi Xhamaxhi, Astrit Matmuja, Ardit Raines, tre rapsodë të Kukësit dhe Olsi Rama.

Personi që në video është vendosur me rreth si shtetasi Ervis Doci, është Ardit Raines.

Me respekt,
Arian Ndoja

Etiketa: Kryesore1NdojaOlsi Rama

Lajme të lidhura

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën
Aktualitet

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

13:48 - 19/03/26
Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi
Aktualitet

Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

13:32 - 19/03/26
Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama
Aktualitet

Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama

12:53 - 19/03/26
Para
Këmbimi valutor, e enjte 18 prill/ FOTO

Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen valutat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën
Aktualitet

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

13:48 - 19/03/26

Një aksident i rëndë me përfshirjen e gjashtë automjeteve ka ndodhur në qendër të Vlorës, pranë Postës Qendrore. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

13:32 - 19/03/26
Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama

Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama

12:53 - 19/03/26
E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

12:43 - 19/03/26
Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnë sot ditëlindjen

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnë sot ditëlindjen

12:33 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com