GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur Dan Hutra mbërrin në Policinë e Tiranës

20:14 - 01/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Momenti kur Dan Hutra mbërrin në Policinë e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ky është momenti kur 40-vjeçari Dan Hutra mbërrin në Policinë e Tiranës rreth orës 19:55.

Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga dy efektivë policie, Dan Hutra u dërgua në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë pas arrestimit në landfillin e Sharrës.

Hutra do të merret në pyetje për krimet e tij. Ai duket i qetë teksa shoqërohet brenda ambienteve të policisë.

Mesditën e kësaj të mërkure në orën 12:15 duke i dhënë një makine Benz të zi me targë AA 531 UK, me një kallashnikov dhe thikë brenda saj, është ndalur në zonën e “Astirit”. Aty Hutra është përballur me prenë e parë, 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, me të cilën kishte pasur një lidhje e ku e ka plagosur me thikë dhe i ka marrë lekë.

Me nxitim dhe me një plan të qartë në kokë, me të njëjtën makinë dhe të njëjtat armë krimi, Dan Hutra është nisur drejt Paskuqanit te banesa e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, me të cilën kishte një vajzë të vogël vetëm 4 muajshe. Vrasësi i pandalur është futur brenda shtëpisë private ku Hysa jetonte me familjarë të saj dhe ka qëlluar me breshëri ndaj tyre pa menduar se kë merr para.

Si pasojë ndërruan jetë kunata e ish-bashkëjetueses Mevlute Hysa 30 vjeç dhe e fejuara e vëllait të Elena Hysës, gjithashtu 30-vjeçare, Hasime Dafku. Në mesin e kësaj tragjedie, ish-bashkëjetuesja 35-vjeçare dhe nëna e saj Kujtime Hysa 60 vjeç, mbetën të plagosura pasi ndaj tyre Dan Hutra nuk përdori plumbat e kallashnikovit, por i goditi me thikë.

Masakra ka vijuar edhe më tej. Ky vrasës i rrezikshëm i arratisur me makinën Benz të zi dhe armët e krimit në të, u drejtua drejt Kamzës, aty ku qëlloi me të paktën 3 plumba një tjetër vajzë, 31-vjeçaren Etleva Kurti. E reja nuk ka pritur se 40-vjeçari do i vijë krejt papritur për ta qëlluar me breshëri kallashnikovi në derën e shtëpisë private ku jetonte vetëm me nënën.

Etleva Kurti dukej se i druhej plumbave nga një tjetër dorë! Vajza i ruhej gjakmarrjes pasi vëllai i saj Vladimir Kurti vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Drenovë për vrasjen në 2018-ën të Agim Buçit dhe plagosjen e gruas së tij, gjatë një tentative grabitje në dyqanin e tyre në Tiranë, skenë e ndodhur e gjitha në prani të djalit të tyre 6-vjeçar në atë kohë.

Shenjat e vrasësit serial gjakftohtë Dan Hutra në atë kohë 24 vjeç i ka dhënë që në 2007-ë.

Etiketa: ArrestimDan HutraKryesore1

Lajme të lidhura

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës
Aktualitet

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës

15:28 - 08/02/26
“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit
Aktualitet

“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit

15:16 - 08/02/26
Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit
Aktualitet

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit

14:23 - 08/02/26
Para
Berisha: Shqiptarët me rroga mjerane,Rama vendosi ‘regjim komunist’

Berisha: Do bëjmë gjithçka që ta largojmë Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës
Aktualitet

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës

15:28 - 08/02/26

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme rreth...

Lexo më shumë
“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit

“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit

15:16 - 08/02/26
Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit

14:23 - 08/02/26
Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge

Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge

14:03 - 08/02/26
Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

13:44 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com