GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

(VIDEO) “Nuk na hyn në punë fare”/ Karta e Studentit ka dështuar, por Veliaj shpenzon 50 milionë lekë për platformën

12:37 - 17/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
(VIDEO) “Nuk na hyn në punë fare”/ Karta e Studentit ka dështuar, por Veliaj shpenzon 50 milionë lekë për platformën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Po afron sezoni i ri universitar dhe kryebashkiaku i Tiranës po mendon taktika se si të përvetësojë fonde edhe nga studentët. “Gama kryesisht është me fokus studentor, duke filluar nga mensa ku mund të hash më lirë, tek kancelaritë, ku mund të blesh mjete për universitetin, tek dyqanet elektronike, se shumë mësime po bëhen online, të gjitha këto ofrojnë ulje”, deklaronte Erion Veliaj dy vjet më parë kur doli në media dhe bënte propagandë.

Ndërkohë, sot pas dy vitesh kjo kartë jo vetëm që nuk po iu hynë në punë studentëve, por po përdoret nga Veliaj si një kartë për të organizuar tendera.
Këtë muaj Bashkia Tiranë ka publikuar një tender me objekt “Blerje shërbimi për mirëmbajtjen e objekteve specifike ËEB, Aplikacion, Platforma e Kartës së Studentit, si dhe hostimi i tyre”, i cili është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike për shkelje të ligjit. Në ngarkim të Agjencisë së Rinisë, institucion që varet nga Bashkia Tiranë, për këtë tender është përcaktuar vlera 50 milionë lekë. Nëse “mendojnë” për studentët, më e dobishme do të ishte që kjo shumë të përdorej për t’u përgjysmuar tarifat universitare.

Por, ku shkojnë këto para që shpenzon bashkia për Kartën e Studentit kur ajo nuk është funksionale, ose për të qenë më korrekt vlen vetëm për dy a tre shërbime, që janë krejt pa vlerë për nevojat reale që kanë studentët?Gijotina.com ka kontaktuar me disa studentë për t’i pyetur mbi shërbimet që kanë përfituar nga kjo kartë. Një nga studentë që këtë vit mbylli studimet për degën Histori-Gjeografi, na ka treguar se për 3 vjet ajo ka qenë e pajisur me Kartë Studenti, por mundësia e përfitim ka qenë shumë e pakët, ose aspak për disa shërbime bazë. “Për shuma pak gjëra të hynte në punë karta, për shembull për abonenë, nga 16 mijë lekë e kam marrë me 6 mijë lekë. Në librari nuk na bënin ulje, gjithashtu as në mensa, këto i kam paguar gjithmonë nga xhepi im me çmimet reale që kanë”, u shpreh studentja, Artenisa Ç.

Edhe pse vitin që shkoi Bashkia Tiranë nënshkroi një kontratë më kompaninë “Spar”, studentja tregoi për Gijotina.com se në asnjë market nuk kanë përfituar ulje çmimesh me kartën e studentit. “Unë vetë të paktën nuk kam përfituar ulje në asnjë nga supermarketet, as te “Big Market” dhe as te “Spar”. Edhe për transportin, ka disa linja që nuk i marrin parasysh fare kartën e studentit dhe abonetë, kështu as në këtë rast nuk kemi përfituar. Kam përfituar shërbim me gjysmë çmimi vetëm teleferikun në Dajt dhe në kinema, por në fakt në këto kushte do ishte më mirë që kjo kartë të na ishte e vlefshme edhe për transportin ndërqytetës, por duket që është e pamundur”, tha më tutje Artenisa. Për vitin studimor në vazhdim, studentja tha se nuk do të aplikojë më për kartë, duke qenë se nuk ka përfituar. Ajo është shprehur se maksimumi në këto shërbime përfiton 3% ulje, pavarësisht sa produkte merr, vetëm 3% është lehtësimi.
Ndërkohë një tjetër studente, Geraldina Mancka, e cila është edhe aktiviste për Lëvizjen studentore. Tregon për Gijotina.com se e ka përdorur shumë pak herë Kartën e Studentit. Mancka thotë më tutje se çka është premtuar nga Bashkia ka qenë propagandë pasi numri i shërbimeve që mund të përfitosh nga karta është shumë i ulët.
“E kam përdorur vetëm pak herë. Ka qenë për abonenë e studentit, në ato raste që kam arritur ta gjej, pasi numri i tyre është shume i limituar. Bashkia ka premtuar shumë gjëra, por shumica prej tyre nuk janë plotësuar. Vendet dhe mënyrat që bashkia kërkon t’i vijë në ndihme studenteve nëpërmjet Kartës së Studentit shpesh herë nuk janë në shërbim të studentëve si dyqanet e shtrenjta, serviset e makinave apo argjendarive”, u shpreh ajo.
Më tutje Mancka tha se, studentët kërkojnë që kjo kartë të shërbejë edhe për të fituar ulje në shërbimet si mensa, kancelari, transporti dhe banimi, pasi janë nevojat bazike për çdo student, duke marrë parasysh këtu që çmimet në këtë vit janë bërë të papërballueshme.
“Karta e Studentit duhet të ofrojë ulje në transport, banim, mensa, supermarkete, kancelari, biblioteka, konvikte etj. Një student i ditëve të sotme ka nevojë për ulje dhe përfitime në pikat e sipërpërmendura”, tha Mancka

Sakaq, ajo theksoi se shpesh herë ia kanë përmendur këto mangësi edhe vetë kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. “Sa herë jemi hasur me të, ia kemi përplasur në fytyrë për dështimin e Kartës së Studentit dhe disa herë kemi bërë aksione kundrejt kësaj”. Gijotina.com i ka dërguar edhe një kërkesë për informacion Agjencisë e Rinisë, pranë Bashkisë Tiranë, që ka nën administrim dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje, nga rrugët e kontaktit zyrtar që ky institucion.

©Copyright Gijotina.comKy artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit
Breaking Views

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit

15:21 - 13/01/26
Zani Zoga kapet në korrupsion nga SPAK, Blendi Gonxhe i jep 1.3 miliardë lekë për rikonstruksionin e Burgut në Fushë Krujë
Breaking Views

Zani Zoga kapet në korrupsion nga SPAK, Blendi Gonxhe i jep 1.3 miliardë lekë për rikonstruksionin e Burgut në Fushë Krujë

14:57 - 12/01/26
Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Para
Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Rama: Me ato 20 mijë paund investoni në Has

Policia “hesht” për zhdukjen e Ervis Martinajt, Rama: Duhet të kemi durim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit/ Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues në burgun e Durrësit

15:15 - 14/01/26

Arratisja e të paraburgosurit Altin Ndoci, e ndodhur më 13 janar 2026, ka sjellë pasoja të menjëhershme në strukturat drejtuese...

Lexo më shumë
Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë

Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë

14:59 - 14/01/26
Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik

Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik

14:45 - 14/01/26
Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare

Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare

14:30 - 14/01/26
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri

Arratisja e Altin Ndocit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues

14:09 - 14/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com