GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Patronazhistet kapen me lista në duar, Sekretarja e Rakip Sulit kërcënon: Ik se të zhduka fare, plehër!

17:02 - 11/05/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Patronazhistet kapen me lista në duar, Sekretarja e Rakip Sulit kërcënon: Ik se të zhduka fare, plehër!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të ditës së sotme, në disa zona të vendit janë shfaqur shqetësime serioze lidhur me veprimtarinë e patronazhistëve të Partisë Socialiste. Denoncimet janë shtuar nga ora në orë, ndërsa qytetarë dhe përfaqësues të opozitës pretendojnë se individë të lidhur me strukturat elektorale të Edi Ramës po shkelin hapur ligjin dhe privatësinë e votuesve.

Një nga rastet më të qarta dhe shqetësuese është regjistruar në zonën e Kamzës, konkretisht pranë qendrës së votimit të njohur si “Kopshti i Vjetër”. Sipas pamjeve dhe raportimeve të publikuara në rrjetet sociale, katër vajza të reja ndodheshin brenda një automjeti dhe ishin duke kontrolluar lista votuesish në mënyrë të paligjshme. Në video, ato shihen teksa shqyrtojnë emrat dhe kryqëzojnë të dhëna që supozohet të jenë konfidenciale, për të verifikuar se kush ka votuar dhe për të organizuar blerjen e votës për personat që ende nuk kanë shkuar në kuti.

Situata ka degjeneruar në tension kur një qytetar ka tentuar të dokumentojë ngjarjen dhe të bëjë një denoncim. Vajzat në fjalë jo vetëm që nuk janë tërhequr, por kanë kaluar në agresion fizik dhe verbal ndaj denoncuesit. Ndërkohë, një i ri tjetër që drejtonte një makinë është përfshirë në incident duke tentuar ta frikësojë personin që po filmonte, duke u sjellë në mënyrë kërcënuese në përpjekje për të ndaluar përhapjen e provave.

Njëra prej vajzave të përfshira në këtë skemë është identifikuar si sekretarja personale e Rakip Sulit, kryetarit të bashkisë Kamëz, një emër i njohur për lidhjet e tij me strukturat e PS-së në këtë zonë.

Ky incident rëndon edhe më tej klimën zgjedhore në vend, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi integritetin e procesit dhe përfshirjen e strukturave shtetërore në mbikëqyrjen e paligjshme të votës. Opozita ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga KQZ, policia dhe institucionet ndërkombëtare për të ndalur këtë fenomen që, sipas saj, është kthyer në sistem të kontrollit elektoral nga ana e mazhorancës.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/05/AQN89tIkV-tsHRSSHXrRjFD5Njmw-l6p6V9lCRvMWmt6m4gVNEYWp-CLkn2LqBk-WaC5cWL0vuaS4ZHrGHdakMc8.mp4

Kandidati i PD-së në Kamëz Arjan Hoxha, në një intervistë për media, zbuloi detaje nga videoja e sekretares së Rakip Sulit dhe patronazhistëve të cilët kërcënojnë: Ik se të zhduka.

Ai zbulon se kërcënimi i administratës së Rakip Sulit është prezent në cdo QV.

“Videoja u regjistrua nga një pjesëtar i ekipit tim. Bëhet fjalë për QV e ngritur tek ish kopshti në qendër Kamëz. Njëra ishte sekretarja e Rakip Sulit, Rajmonda Lecka e tjetra punonjëse e policisë bashkiake. Ata janë pjesë e administratës së procesit zgjedhor. Në shkelje të hapur me ligjin bëjnë fushatë për PS-në”, tha Hoxha.

Ky nuk është rast sporadik. Gjatë gjithë ditës së sotme e gjithë administrata e bashkisë ndodhet në çdo QV, brenda ambienteve të tyre në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor duke u përpjekur të intimidojnë e ushtrojnë presion mbi votuesit. Kam njoftuar me telefon kreun e KZAZ Eni Bistri por ai nuk mori asnjë masë. Dhe duke parë që ai nuk mori asnjë masë, pamjet filmike i denoncova.  Eni Bistri është dhe punonjës i bashkisë së Rakip Sulit. Gjatë gjithë ditës qytetarët ankohen se janë nënprension të administratës së Kamzës dhe patronazhistëve”, shtoi ai.

Etiketa: KamëzKryesore1patronazhisteRakip Suli

Lajme të lidhura

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit
Aktualitet

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

13:40 - 22/12/25
“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!
Aktualitet

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive
Aktualitet

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Para
Zgjedhjet e 11 majit/ Pjesëmarrja e diasporës

Zgjedhjet e 11 majit/ Pjesëmarrja e diasporës

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit
Aktualitet

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

13:40 - 22/12/25

5 anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të marëtën, ora 11.00, të mblidhet Këshilli për Imunitetin...

Lexo më shumë
“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

12:39 - 22/12/25
Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

12:27 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com