GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

VIDEO/ Qeveria u dorëzua përpara zgjedhjeve, harron konfiskimet e pallateve të oligarkëve!

14:03 - 28/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Showt të qeverisë me konfiskimet e ndërtimeve pa leje duket se i ka ardhur fundi. Përpara zgjedhjeve shteti u dorëzua dhe harroj aksionin e madh që godiste biznesmenët. Në këtë mënyrë qeveria i favorizoi ata deri në marrjen e bashkive, dhe pasi zgjedhjet u mbyllën Këshilli i Ministrave miratoi ligjin për konfiskimet.

Aksioni i nisur me vrull në fillim të shtatorit të vitit të kaluar, ku qeveria me ‘dorë të hekurt’ vendosi të konfiskonte ndërtimet e bëra pa leje apo shtesat e kateve me qëllim fitimin, prej muajsh ka stopuar. Vendimi i fundit i qeverisë për konfiskimndërtimi mban datën 28 dhjetor 2022, ku në rend ditë ishin 7 vendime konfiskimi.

Në total nga muaji shtator deri më tani qeveria ka miratuar vetëm 26 vendime konfiskimi për mijëra metra katrorë.

Por pas kaq shumë muajsh qeveria ende nuk ka dalë në një komunikatë zyrtare për të bërë transparencë se sa metra katror janë sekuestruar, sa gjoba janë vënë, sa ndërtues po hetohen apo se çfarë po ndodh me pronat e sekuestruara.

Për shumë vendime të KKT, qeveria nuk jep shifrën e saktë se sa është sipërfaqja ndërtimore që po konfiskohet pasi është ndërtuar në shkeljetë ligjit. Por nga një përllogaritje e 10 prej vendimeve që e kanë të pasqyruar sipërfaqen deri në dhjetorin e 2022, janë konfiskuar mbi 11 mijë metër katror, ndërsa për 16 vendimet e tjera thuhet se është konfiskuar vetëm 10% e sipërfaqes ndërtimore.

Nga të dhënat e deri tanishme vetëm një biznesmen ja ka dhuruar metrat katrorë të ndërtuara pa leje shtetit. Bëhet fjalë për Syrin e Tiranës, i cili u ndërtua përpara syve të të gjitha institucioneve shtetërore dhe askush nuk e parandaloi këtë shkelje të ligjit.

Është për tu habitur se si shteti nuk kishte sy të shikonte këtë pallat shumëkatësh në mes të qendrës, por pa atë kotecin në Vlorë.

Edhe pse kane kaluar pothuajse 9 muaj qe kur nisi ky aksion ende nuk dihet se sa prej ketyre objekteve te konfiskuara jane kthyer ne zyra apo jane perdorur per shpronesime.

Oligarkët po amnistohen

Na shtator kur u mor ky vendim që ndërhyn edhe në kompetencat e gjyqësorit qeveria tha se nuk do të tolerohet asnjë ndërtues që ka shkelur ligjin, por në fakt ka ndodhur e kundërta.

Kështu ka ndodhur me biznesmenin Julian Morina i cili ndërtoi pa leje tek liqeni i Thatë. Ky ndërtim pa leje u denoncua nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, duke thënë që s’do tolerohet, por në fakt Balluku kishte harruar që për këtë ndërtim ishte i hapur një hetim por që ‘drejtësia e reformuar’ende nuk kishte marrë asnjë vendim dhe kishte lejuar shtimin e kateve. (në foto pallati i J. Morinës

Godina e banimit 6 kate me 2 dhe 4 kate parkimi me vendodhje tek rruga Hiqmet Buzi me ndërtues Xheluks Construction dhe Lazimi Real Estate & Investment ishte e ndërtuar pa leje me qëllim fitimi.

Për këtë objekt hetimi ishte hapur në 2021 por asnjë rezultat, deri në shoë-n e qeverisë që gjoja e konfiskoi, por që në fakt i jep të drejtën e parablerjes ndërtuesit duke i hapur rrugën realizimit të investimit të nisur.

Pikëpyetja që ngrihet është, ku ishte shteti kur kjo godite u ngrita me disa kate? Si mundet që shikimi i shtetit është i shkurtër për oligarkët dhe është i mprehtë për qytetarët e thjeshtë?

E teksa Julian Morina u përkëdhel nga drejtësia dhe vazhdoi i qetë ndërtimin pa leje, në 5 vitet e fundit janë dënuar 3300 qytetarë referuar të dhënave të Prokurorisëpër ndërtim pa leje. Drejtësia dhe shteti ka vepruar me ‘dorë të hekurt’ përballë ndërtimeve të bëra nga qytetarët qofshin këto edhe meremetimie apo rrethime shtëpie. rasti flagrant ishte i 82- vjeçares Lefkothia Karasa nga Vlora që u shoqërua në polici për ndërtim pa leje kur në fakt po ndërtonte një kotec.

Burg për qytetarët, favorizim për biznesmenët

Ndërkohë që qytetarët burgosen për ndërtim pa leje, shteti i jep mundësinë oligarkëve të parablejne ndërtimin e tyre të bërë pa leje. Një favorizim i tillë për qytetarin e thjeshtë nuk ekziston. Nga ana tjetër nëpërmjet këtij favorizimi rritet rreziku i pastrimit të parave të pista, pasi është fakt tashmë që ndërtimi është një lavatriçe e pastrimit të parave në vend. Tashmë duke i dhënë mundësinë ndërtuesit të blejë katet pa leje pa deklaruar burimin e të ardhurave nga biznesmenët, defacto qeveria po amniston pastrimin e parave në ndërtim.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: konfiskimeqeveria

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Ishte duke notuar në det, humb jetën i moshuari në Velipojë

Ishte duke notuar në det, humb jetën i moshuari në Velipojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius
Aktualitet

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius

09:02 - 12/01/26

Qarku i Elbasanit është përfshirë nga kushte të motit të ftohtë, të shoqëruara me temperatura shumë të ulëta, veçanërisht në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 12/01/26
Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje

08:12 - 12/01/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026

07:51 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com