GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

(VIDEO) Sherr me thika mes adoleshentëve para gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër/ Dy vëllezër mbeten të plagosur

13:59 - 12/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
(VIDEO) Sherr me thika mes adoleshentëve para gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër/ Dy vëllezër mbeten të plagosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy vëllezër, njëri 17-vjeç dhe tjetri më i vogël, si dhe një person tjetër mbetën të plagosur paraditen e kësaj të premte para gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:10, në momentin kur nxënësit duhet të ishin në mësim.

Sipas të dhënave paraprake, dy vëllezërit po qëndronin përpara portës së shkollës, kur aty mbërriti një grup i rinjsh me makinë. Ne  pamjet nga sherri, ku rreth 20 të rinj përplasen fillimisht me grushte, dhe më pas njëri prej tyre, i dallueshëm me xhup të kuq, nxjerr një thikë dhe qëllon dy vëllezërit.

Të tre të plagosurit u transportuan menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Shkodrës ka njoftuar se një person tjetër nga grupi kundërshtar gjithashtu është plagosur, por ende nuk dihet nëse është goditur nga thika apo nga sende të forta.

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije:“Rreth orës 11:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta shtetasit A.K., me dy vëllezërit F.Th. dhe K.Th. Të tre janë dërguar në spital për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë.”

Kamerat e sigurisë nga bizneset përreth kanë filmuar gjithë skenën, dhe po analizohen nga policia për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Në vendin e ngjarjes është gjetur xhupi dhe kapelja e njërit prej të plagosurve, ku në kapele shkruhet “Pain don’t hurt”, shprehje që simbolizon trimëri dhe forcë.

Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë, ndërkohë që rastet e dhunës me thika në shkolla kanë tronditur opinionin publik. Ky incident ndodh vetëm pak ditë pas vrasjes së 15-vjeçarit Erion Boba në Durrës.

Ngjarjet e fundit kanë rritur shqetësimin për sigurinë në ambientet arsimore, duke nxjerrë në pah nevojën për masa të shtuara mbrojtjeje dhe ndërhyrje në konfliktet mes adoleshentëve.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/12/sherri.mp4

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Shqiptarët në alarm: Mosbesim ndaj politikës dhe shqetësim për çmimet dhe ndotjen

Shqiptarët në alarm: Mosbesim ndaj politikës dhe shqetësim për çmimet dhe ndotjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com