GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

(VIDEO) Shqipëria vuan me Letoninë, fitorja mban hapur llogarinë për Botërorin

22:53 - 09/09/25
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
(VIDEO) Shqipëria vuan me Letoninë, fitorja mban hapur llogarinë për Botërorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ka bërë detyrën ndaj Letonisë duke fituar në sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026 e duke mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikimin në turne. Megjithatë, ka qenë një fitore me shumë vuajtje e kuqezinjve, të cilët nuk ia dolën të mbyllnin ndeshjen dhe rrezikuan në fund të pësonin barazimin.

SHQIPËRI 1-0 LETONI

25′ (p) Asllani

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Shqipërisë.

90’+1’ Broja i lë vendin në fushë Kumbullës.

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

86’ Çernomordijs gjuan drejt portës pas një goditje këndi, Mitaj largon sferën që po i drejtohej portës e më pas Zelenkovs kalon sferën mbi traversë. (VIDEO)

85’ Regza merr vendin e Jurkovskis në fushën e lojës.

85’ Përsëri Gutkovskis ka mundësinë të gjuajë por çon topin në duart e Strakoshës. (VIDEO)

83’ Silvinjo bën dy zëvendësime me Manajn e Laçin të cilët i lënë vendin në fushë Dakut e Pajazitit.

79’ Melnis merr vendin e Sits në radhët e Letonisë.

76’ Një harkim i rrezikshëm nga e djathta, për fat nuk shkon në destinacion duke kaluar mbi Gutkovskis.

71’ Drithërima para portës kuqezi, pasi Gutkovskis shfaqet i vetëm para Strakoshës, por për fat çon sferën jashtë. (VIDEO)

69’ Hoxha i sapofutur në fushë provon me të djathtën, sfera është qendrore dhe shkon te portieri. (VIDEO)

68’ Hoxha merr vendin e Bajramit në fushën e lojës.

67’ Gjuajtje e fortë e Bajramit me të djathtën, sfera ndalet në duart e portierit. (VIDEO)

66’ Top i gjatë në zonë për Manajn i cili e ul për Laçin por mbrojtja mike largon sferën.

64’ Një harkim nga e djathta gjen në zonë Sits, gjuajtja e të cilit me kokë shkon jashtë. (VIDEO)

61’ Daskevitcs dhe Vapne i lënë vendin Gutkovskis dhe Saveljevs te Letonia.

59’ Broja me një tjetër shpërthim në të djathtën ia del të fitojë një goditje këndi.

56’ Pas një goditje dënimi, Gjimshiti shfaqet rrezikshëm i vetëm para portës por gabon gjithçka me gjuajtjen e tij. (VIDEO)

55’ Çernomordjis ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Manajt.

53’ Broja merr topin nga e djathta, pasimi i tij në qendër është shumë i gabuar.

51’ Një tjetër aksion i mirë nga e djathta me Hysajn, pasim i tij shkon te Bajrami i cili gjuan në hyrje të zonës, por nuk gjen portën me sferën që shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

50’ Aksion i shpejtë në krahun e djathtë me kombinimin mes Hysajt dhe Brojës. Harkimi i këtij të fundit kalon gjithë pasqyrën e portës kundërshtare. (VIDEO)

46’ Top në thellësi i Hysajt për Laçin, prekja e tij kalon mbi traversë. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë me një lëvizje te Letonia ku Melniks i ka lënë vendin Savalnieks.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të kuqezinjve.

45′ Jepen 2 minuta shtesë

44’ Një aksion i rrezikshëm nga e majta e sulmit letonez, sjell harkimin në shtyllën e dytë ku Jurkovskis gjuan me kokë por nuk gjen portën e Strakoshës. (VIDEO)

41’ Qarkullim i gjatë i topit i kuqezinjve në gjysmëfushën kundërshtare, por pa gjetur një të çarë për t’u shfaqur rrezikshëm para portës.

37’ Pasimi mbrapa vë në vështirësi portierin e Letonisë, pasi atij i ikën topi nga këmbët dhe thuajse përfundon në rrjetë. (VIDEO)

37’ Një pasim shumë interesant i Shehut në qendër nuk kuptohet nga Manaj dhe Bajrami.

34’ Moment i rrezikshëm para portës kuqezi, pasi një goditje këndi sjell gjuajtjen me kokë të Balodis i cili gjuan mbi traversë.

31’ Asllani provon nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversën e portës mike.  (VIDEO)

30’ Aksion perfekt nga e djathta, Hysaj i pason Manajt i cili gjuan në hyrje të zonës, por nuk gjen portën me sferën që del jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

27’ Jurkovskis ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Bajramit.

26’ Laçi provon me një tjetër gjuajtje nga jashtë zonës, që ndalet nga mbrojtja kundërshtare.

25’ GOOOL SHQIPËRIA! Shënon Asllani me penallti. (VIDEO)

23’ Penallti për Shqipërinë! Një inkursion nga e majta i Bajramit dhe Laçit, sjellin prekjen me dorë të mbrojtësit të letonezëve me gjyqtarin që bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

21’ Aksion shumë interesant me një gjuajtje të Laçit që për fat të keq nuk gjen portën.

20’ Asllani ulet në fushë dhe kërkon ndihmën e mjekëve, duke sinjalizuar se për momentin mund të vazhdojë.

19’ Broja merr një top nga e djathta dhe tenton diçka mes gjuajtjes dhe krosimit në qendër, duke mos krijuar rrezikshmëri para portës. (VIDEO)

11’ Top në thellësi për Manajn, sulmuesi nuk ia del të kontrollojë dhe lë sferën të shkojë te portieri.

15’ Ndërhyrje e rëndë ndaj Asllanit, gjyqtari jep vetëm një të verdhë për Sits.

9’ Harkim i Hysajt nga e djathta, Laçi gjuan me kokë por çon sferën jashtë. (VIDEO)

8’ Broja nga e djathta provon të gjejë hapësirë, por mbulohet nga mbrojtësit. Topi shkon në anën tjetër ku një harkim në zonë nuk shfrytëzohet nga Bajrami.

3’ Asllani gjuan një top të gjatë për Hysajn, ky i fundit tenton tja pasojë Brojës, por sfera largohet nga letonezët. (VIDEO)

1′ Nis sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Bajrami, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo

LETONIA: Zviedris, Jurkovskis, Melniks, Çernomordijs, Balodis, Ciganiks, Varslavans, Vapne, Zelenkovs, Daskevics, Sits.
Trajner: Paolo Nikolato.

Etiketa: Shqipëri – Letoni

Lajme të lidhura

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës
Sport

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë
Breaking Views

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Para
Ndryshon renditja, Shqipëria ngjitet e dyta, e ndjekur nga Serbia

Ndryshon renditja, Shqipëria ngjitet e dyta, e ndjekur nga Serbia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Mars 2026

07:45 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com