GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

VIDEO/ Si e përgatitën të kuqtë supersfidën e sotme ndaj Tiranës

16:49 - 21/12/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Si e përgatitën të kuqtë supersfidën e sotme ndaj Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e djeshme skuadra e Partizanit është grumbulluar në hotelin e klubit, ndërsa në mbrëmje zhvilluan stërvitjen e fundit përpara derbit të sotëm në “Air Albania” në orën 20:00, në llogari të javës së 15-të të kampionatit.

I pari që u paraqit në stadiumin “Partizani” ishte trajneri Xhovani Kolela, që para se të niste stërvitjen duhej të jepte konferencën e zakonshme para derbit. Pak minuta pasi Kolela kishte shuar kureshtjet e gazetarëve, në impiant mbërriti autobusi i ekipit dhe lojtarët zbarkuan në dhomat e zhveshjes. Ne ishim në pozicionuar në tribunën kryesore të stadiumit dhe britmat e shakatë e lojtarëve dëgjoheshin deri aty, çka ishte një sinjal i qartë se ky derbi nuk po përgatitet me trysninë e atyre të shkuarve.

Nuk ndodh shpesh, por këtë herë i pari nga skuadra që doli në fushë ishte Xhuliano Skuka. Më pas zbarkoi pjesa tjetër dhe të gjithë po prisnin daljen e trajnerit Kolela dhe stafit të tij, që ishin të angazhuar me detajet e fundit të planit të stërvitjes finale.

ATMOSFERA

Nëse një futbollist ndodhet në fushë, nuk mund të qëndrojë duarkryq duke pritur. Murataj, Skuka, Hadroj dhe Hodo “zaptuan” tavolinën e “Teqball” dhe u argëtuan duke luajtur lojën shumë të famshme, veçanërisht në Brazil. Pjesa tjetër e skuadrës ishin vendosur në pjesën e mesit të fushës duke bërë lojëra të ndryshme apo edhe thjesht pasime.

Pjesë e lojërave u bë edhe trajneri i portierëve, Ilir Bozhiqi, që ende ruante një prekje shumë të ëmbël dhe kontroll plot klas të topit. 24 orë më pas luhet derbi, por kjo nuk i ndalon aspak të kuqtë të krijojnë edhe situata gazmore, që në fakt janë shumë efektive për të ulur tensionin e një sfide të tillë. Ndryshe nga derbet e kaluara, presidenti Demi dje nuk u pa të vizitonte skuadrën. I vetmi drejtues i klubit, prezent në stërvitje, ishte drejtori sportiv, Elton Marini. Ai i ndjek rregullisht seancat stërvitore.

ANALIZA

Trajneri Kolela gjatë gjithë javës i ka kushtuar një rëndësi shumë të madhe video-analizës, duke e studiuar deri në detajet më të vogla skuadrën bardheblu. Edhe ditën e djeshme para stërvitjes, trajneri ka bërë mbi një orë video-analizë të kundërshtarit për të qenë sa më i përgatitur për këtë sfidë, me qëllimin për të mos i lënë asgjë rastësisë.

/Panorama Sport/

Etiketa: DerbiPartizaniTirana

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
“Po na mbyllin gojën”, Topalli reagon pas tensioneve në Kuvend

“Po na mbyllin gojën”, Topalli reagon pas tensioneve në Kuvend

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me çështjen e sterilizimit,...

Lexo më shumë
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com