GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Video-skandali, Gjici akuzon Oruçin. Zbardhen detaje nga dëshmia

16:15 - 07/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Instalohet në gotë kafeje, kjo është kamera 400 dollarë që ‘mori në qafë’ Gjicin (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje nga dëshmia që Safet Gjici, ish-Kryebashkiak i Kukësit, ka dhënë para GJKKO-së, lidhur me skandalin seksual në zyrën e tij me shtetasen Alma K.

Nga raportimet mësohet se Gjici e ka cilësuar ngjarjen si një hakmarrje personale të Abedin Oruçit, për të cilin tha se ka pasur përplasje që prej vitit 2019-ë.

Gjici mësohet të ketë thënë në GJKKO se përplasja me Oruçin kishte të bënte me bllokimin që ish-Kryebashkiaku i kishte bërë disa pronave të bashkisë që ishin zaptuar nga Uruçi.

“Unë kam shkelur vetëm etikën. Nuk kam shkelur asnjë nen asnjë ligj. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. Videon e ka paguar kundërshtari im politik Urcuci. Edhe sot them si ka mundësi që rashë pre i atij provokimi. U kërkoj falje familjarëve”, mësohet të ketë deklaruar Gjici. Sipas tij, ndaj Oruçit ka 5 akuza nga Prokuroria e Kukësit.

Gjici, ish-kryebashkiak i Kukësit, u mor i pandehur dhe po gjykohet në GJKKO pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej në zyrën e tij bashkë me Alma K. duke kryer marrëdhënie, ndërsa më parë vajza ishte interesuar për një tender lidhur me trajtimin e qenve të rrugës.

Abedin Oruçi ka mbajtur pozicionet e ish-Prefektit dhe ish-Kreut të Këshillit të Qarkut të Kukësit.

Pjese nga deshmia

“Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Orucin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekur të sheshit para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Këtë gjë e provova në bazë të dokumetave në kadastër që ajo tokë nuk ishte e Abedin Orucit.

Behët fjalë për 9.3 dylym toke. Po ashtu unë nuk kam lejuar që Abedin Oruci të ndërtojë një objekt pa leje në afersi të liqenit të Kukësit. Po ashtu me Orucin kam pasur edhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për Orucin, 5 akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorin e Kukësit por kanë arritur që t’i pushojnë.

Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e pagoi Alma Kacin në shenjë hakmarrje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve pa leje. Abedin Oruci më ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi une s’kam pas asgjë personale kam bere vetem detyren.

Kush me ka dhënë substance narkotike Alma Kaci me bashkëpunëtorin e saj pse këtë fakt nuk e heton prokuroria.

Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Orucit, pse nuk eshte hetuar ky fakt, ndërkohë qe unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizate terroriste.

Ku është premtimi qe i kam bere une Alma Kacit per projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë që ajo kishte komunikuar me Orucin. Unë i thashë shko tek zëvendësi Almës por ajo as aty nuk e dorëzoi.

Në buxhetin e 2023 ne nuk kishim të parashikur një gjë të tillë fond për qent. Ata me sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë pa leje dhe të përvetësojnë tokën.

Unë kam marre dënimin më të madh. Dënimi është moral, u kërkoj falje familjareve të mi dhe qytetarëve të Kukesit. Oruci donte që të ikja unë dhe të vinte në zbatim projektët e tij, shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zaptuar pronat e bashkisë.

Abedin Oruci ndër vite ka pas 25 çështje penale. Unë kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj”.

Etiketa: gjiciKryesore1urucivideo-skandali

Lajme të lidhura

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Para
Gjyqtarja nën akuzë për kallëzim të rremë, Hoxha: Ka marrë edhe telefonata kërcënuese

Gjyqtarja nën akuzë për kallëzim të rremë, Hoxha: Ka marrë edhe telefonata kërcënuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com