GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Video-skandali me Gjicin, a mund t’a marrë statusin e të penduarës Alma.K?

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK gjen vajzën e videos seksi me Gjicin, ja kush është
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 16 qershor u publikua një sekuencë 2-3 minutëshe nga një video skandal që ishte realizuar në 6 qershor 2023, ku shfaqej ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, në atë kohë në detyrë, duke kryer marrëdhënie intime me një grua.

Pamjet u realizuan nga një kamer që e posejdonte gruaja që shfaqet, e identifikuar më pas si Alma. K, ndërsa SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, i cili u dorëhoq, pak orë pas publikimit të videos në rrjet.

Hetimet e SPAK, sipas raportimeve, janë përqëndruar në dy pista: “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i funksionarit publik”.

SPAK i ka ndaluar daljen jashtë vendit Alma. K, e cila pak ditë më parë tha se nuk i ishte ofruar asnjë mbrojtje. Por sipas raportimeve, SPAK mund ti ofrojë 40-vjeçares statusin e dëshmitarit, duke i ofruar kështu edhe mbrojtjen, edhe pse zyrtarisht kjo nuk pohohet nga Prokuroria Speciale.

Mësohet se Alma. K është marrë në pyetje nga hetuesit, i është marrë dëshmia, sikundër i është sekuestruar edhe aparati cellular, për të verifikuar kontaktet apo bisedat që kjo shtetase mund të ketë pasur me persona të tretë, lidhur me çështjen në fjalë.

Paralelisht, agjentët e BKH kanë mbledhur pamjet filmike në Bashkinë e Durrësit, sikundër kanë marrë dëshmi nga punonjës të administratës në këtë institucion.

Në pyetje rezulton të jetë marrë dhe nën/kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili është personazhi i tretë i video-skandalit, dhe personi që merr kontakt me Alma K., duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës. Projekti në fjalë ka mbetur në letër, pasi duhej një miratim nga Këshilli Bashkiak.

Në pyetje pritet të merret edhe një nga këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Kukësit, i cili sipas raportimeve 3 ditë pas regjistrimit të videos, ka pasur një debat me ish-kryebashkiakun, debat që kaloi në një përplasje verbale dhe madje kërcënime për publikimin e materialeve komprometuese. E gjithë skena mes këshilltarit dhe kryebashkiakut në atë kohë është zhvilluar para anëtarëve të tjerë të Këshillit Bashkiak.

Nuk dihet se sa kohë mund ti duhen SPAK për të përmbledhur gjithçka në dosje dhe nëse do të konkludojë për të ngritur akuzë penale ndaj ish-Kryebashkiakut, por ajo që dihet është se video-skandali i dogji mandatin e dytë si kryebashkiak, një prej njerëzve më të besuar të Kryeministrit Edi Rama në veriun e vendit.

Etiketa: Alma K.gjiciKryesore1video-skandal

Lajme të lidhura

Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, nuk ndalen deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi!
Aktualitet

Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, nuk ndalen deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi!

22:34 - 26/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Thirrjet kundër kryeministrit, protestë edhe në “Air Albania”
Aktualitet

“Arrestoni Ramën”/ Thirrjet kundër kryeministrit, protestë edhe në “Air Albania”

22:23 - 26/09/26
Protesta mbërrin te Kombëtarja, tifozët shpalosin parulla në stadium: Shqipëria nuk shitet!
Aktualitet

Protesta mbërrin te Kombëtarja, tifozët shpalosin parulla në stadium: Shqipëria nuk shitet!

21:54 - 26/09/26
Para
E rëndë/ 67-vjeçari humb jetën në mes të rrugës në Tiranë

Aksidentohet në punë, humb jetën 35-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gara e Tiranathlon, ja rrugët ku kufizohet sot qarkullimi i mjeteve në kryeqytet
Breaking Views

Gara e Tiranathlon, ja rrugët ku kufizohet sot qarkullimi i mjeteve në kryeqytet

08:35 - 27/09/26

Sot pranë Liqenit të Farkës mbahet gara e notit, çiklizmit dhe vrapimit “Tiranathlon.” Qarkullimi i mjeteve do të jetë i...

Lexo më shumë
Ish-shefja e SHISH nën arrest, Rama konferencë nga Rinasi, pas kthimit nga New York

Ish-shefja e SHISH nën arrest, Rama konferencë nga Rinasi, pas kthimit nga New York

08:15 - 27/09/26
E diela me mot të kthjellët, temperatura shkon deri në 29°C

E diela me mot të kthjellët, temperatura shkon deri në 29°C

07:50 - 27/09/26
Horoskopi për ditën e diel, parashikimi fatit sipas yjeve

Horoskopi për ditën e diel, parashikimi fatit sipas yjeve

07:32 - 27/09/26
Fitore e pastër me Bjellorusinë, Shqipëria e nis mbarë edicionin e Ligës së Kombeve

Fitore e pastër me Bjellorusinë, Shqipëria e nis mbarë edicionin e Ligës së Kombeve

22:48 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com