GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Video/ Sula në marketet e Peqinit dhe të Rrogozhinës: Prita disa minuta të shfaqej ndonjë qytetarë për të blerë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Sula në marketet e Peqinit dhe të Rrogozhinës: Prita disa minuta të shfaqej ndonjë qytetarë për të blerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka vizituar marketet e Peqinit dhe Rrogozhinës. Ndërsa tregon edhe tabelën e produkteve që kanë pësuar ndryshime të vlerës, Sula shprehet se shqiptarët duan masa për të ulur çmimet. Ai thotë se shqiptarët nuk kanë nevojë që të ngrihen borde, por që qeveria të marrë përgjegjësitë e veta dhe pezullojë disa taksa deri sa të ketë situatë të përmirësuar.

“Nuk arrijmë që të marrim dot bukën e gojës”. Kryeministri i ka keqkuptuar qytetarët. Ata nuk i kishte marrë malli për ta parë atë çdo minutë në televizor, por presin prej tij që të të marrë masa konkrete duke ulur taksat abuzuese në mënyrë që të ulen edhe çmimet. Njësoj si edhe në marketin ku ishte Edi Rama sot, edhe në marketet e Peqinit dhe Rrogozhinës ku isha unë, ndonëse ditë e Dielë dhe duhet të gumzhinin me klientë, realiteti ishte krejt e kundërta. BOSH! U desh të prisja disa minuta derisa në derë të shfaqej ndonjë qytetarë për të blerë. Përtej propagandës së qeverisë, situatën reale e pohojnë qytetarët. “Nuk po arrijmë të marrim dot edhe bukën e gojës”, më tha një kryefamiljar duke u lutur që çmimet të bien. Situata është e trishtë në Peqin dhe gjithë zonën ku jam zgjedhur deputet. Shqiptarët kanë vite që paguajnë me taksat e tyre agjenci të shumta për të mbajtur në monitorim tregun e që të mos lejojë abuzimin nga ana e bizneseve. Në këto momente nuk ka nevojë për të ngritur borde e për të shtuar numrin e punonjësve të administratës që paguhen me paratë e shqiptareve, por është momenti që qeveria të marrë përgjegjësitë e të veproj njësoj si qeveritë e rajonit të paktën duke pezulluar disa taksa derisa të ketë një situatë më të përmirësuar” – shkruan Sula.

Ai gjithashtu ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa banorë në market ku i ka pyetur rreth çmimeve dhe se sa të përballueshme janë për ta.

 

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

 

Dash Sula: Si janë çmimet e shportës, vajit, orizit, makaronave e bukës?

Qytetarja: Janë rritur shumë, nuk e përballojmë dot!

Dash Sula: Shikojeni, edhe me super ofertë, vaji 300 lekë. Ndërkohë firmat e tjera të vajit janë mbi 330 lekë. Ndërkohë sheqeri nga 85 lekë në 110 lekë.

Dash Sula- qytetarit: Si është situate me çmimet e shportës?

Qytetari: Çdo gjë është katastrofë, nuk arrijmë që të marrim dot bukën e gojës. Ishallah po ulen çmimet që edhe njerëzit të mundohen të blejnë atë që do shporta
për shtëpi. Oriz, Vaji veza, pra çfarë ka shporta e shtëpisë.

Dash Sula: Ke vërejtur rritje të forta apo?

Qytetari: aq shumë sa që nuk po i përballojmë dot më.

Dash Sula: A mjafton 30 mijë lekshi I vjetër për rimbursim që ka paralajmëruar qeveria për shtresat në nevojë?

Qytetari: Jam dakord por ne nuk po marrim asgjë. Flitet shumë por nuk kemi marrë asgjë.

Tabela e Çmimeve

Produkti Ishte Bëhet

Buka 80 lekë 100-110 lekë

Sheqeri 75 lekë 110 lekë

Miell 100 lekë 120 lekë

Vaji 180 lekë 300 lekë

Makaronat 75 lekë 90 lekë

Qumështi 140 lekë 160 lekë

Etiketa: blereDashnor SulaminutapeqinqytetareRrogozhineshfaqejvideo

Lajme të lidhura

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Aktualitet

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Para
Zjarri “përpin” disa hektarë tokë në Kukës, flakët po përhapen me shpejtësi

Përfshihet nga zjarri një pyll në fshatin Shushicë të Elbasanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26

Ambasadori amerikan Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama, një takim që vjen disa ditë pas marrjes së...

Lexo më shumë
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

14:29 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com