GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Video – Sulmi terrorist në Moskë, çfarë dihet deri më tani

16:13 - 23/03/24
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Video – Sulmi terrorist në Moskë, çfarë dihet deri më tani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet ruse thanë se njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin e armatosur të së premtes në një sallë koncertesh në Moskë. Katër prej tyre janë të përfshirë drejtpërdrejt në sulm, i tha të shtunën Presidentit Vladimir Putin, shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë, shkroi agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass.

Zyrtarët rusë thanë se ata u kapën në rajonin Bryansk në Rusinë perëndimore, “jo larg kufirit me Ukrainën”.

Sipas raportimeve mediatike, katër terroristët e dyshuar janë të gjithë nga Taxhikistani, : Nasridinov Makhmadrasul, 37 vjeç, Ismonov Rivozhidin, 51 vjeç, Safolzoda Shokhinjonn, 21 vjeç dhe Nazarov Rustam, 29 vjeç.

The white Renault Symbol believed to have been used by the terrorists was intercepted in the Bryansk region, just a few tens of kilometers from the Ukrainian border, with four Tajikistan citizens aboard:

– Makhmadrasul Nasridinov, 37 years old
– Rivozhidin Ismonov, 51 years old… pic.twitter.com/7Vhet2pAYT

— Russian Market (@runews) March 23, 2024

Makina, në të cilën udhëtonin katër të dyshuarit për sulmin në auditorin e rajonit të Moskës, u gjet në distriktin Karaçi, rajoni Bryansk. Mes terrosristëve dhe forcave të sigurisë raportohet se ka pasur shkëmbim zjarri, në momentet e aksionit për arrestimin e autorëve.

Të paktën mbi 140 veta u vranë në sulmin e së premtes, në mesin e të cilëve tre fëmijë, thanë autoritetet ruse.

Sulmi ndodhi vetëm disa ditë pasi Presidenti Vladimir Putin çimentoi kontrollin e tij mbi pushtetin në një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale ruse, që nga perëndimi u cilësuan si jo të lira.

Sulmi ishte më vdekjeprurësi në Rusi ndër vite dhe ndodhi në një periudhë kur lufta e Moskës ndaj Kievit tashmë ka hyrë në vitin e tretë.

Në videot e postuara në internet shihen persona të armatosur në sallën e koncerteve dhe hollin e ndërtesës duke qëlluar njerëz nga afërsia. Çatia e ndërtesës, ku turma ishte mbledhur të premten për një shfaqje të grupit rok rus Picnic, u shemb në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa zjarrfikësit kaluan orë të tëra duke luftuar me zjarrin që shpërtheu gjatë sulmit.

⚡️⚡️ The first seconds of the attack on Crocus City Hall – two masked men with automatic weapons shoot the crowd, everyone is dead.

Kremlin media reports an explosion. pic.twitter.com/7zXs2xAS0t

— NEXTA (@nexta_tv) March 22, 2024

#NOW A shooting incident occurred in the Crocus City Hall concert venue near #Moscowpic.twitter.com/GWW1oGDKpZ

— WORLD AT WAR (@World_At_War_6) March 22, 2024

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate të postuar në platformat e rrjeteve sociale të lidhura me të, megjithëse as Kremlini dhe as shërbimet ruse të sigurisë, nuk kanë fajësuar zyrtarisht askënd për sulmin.

Në një deklaratë të postuar nga agjencia e tij e lajmeve Aamaq, dega e Shtetit Islamik në Afganistan tha se kishte sulmuar një tubim të madh të “të krishterëve” në Krasnogorsk. Nuk ishte e mundur të vërtetohej saksia e pretendimit.

Megjithatë, një zyrtar amerikan tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se shërbimet amerikane të zbulimit kanë konfirmuar se IS-i është përgjegjës për sulmin.

Zyrtari, i cili foli me kusht që të mos identifikohej, tha se agjencitë amerikane të zbulimit kishin mbledhur informacion në javët e fundit se dega e IS-it po planifikonte një sulm në Moskë, dhe se zyrtarët amerikanë kishin ndarë privatisht informacionin e zbulimit në fillim të këtij muaji me zyrtarët rusë.

Pas sulmit, disa ligjvënës rusë nxituan të akuzonin Ukrainën. Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, mohoi çdo përfshirje.

“Ukraina kurrë nuk ka përdorur metoda terroriste”, shkroi ai në rrjetin X. “Gjithçka në këtë luftë do të vendoset vetëm në fushën e betejës”.

Mesazhe zemërimi, tronditjeje dhe mbështetjeje për të prekurit janë dërguar nga e gjithë bota.

Të premten, Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi “sulmin e tmerrshëm dhe frikacak terrorist” dhe nënvizoi se autorët duhet të mbahen përgjegjës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, gjithashtu dënoi sulmin terrorist “me fjalët më të forta të mundshme”, tha zëdhënësi i tij.

Presidenti rus Putin, i cili zgjati kontrollin e tij mbi Rusinë edhe për gjashtë vjet të tjera në zgjedhjet presidenciale pas shtypjes gjithëpërfshirëse të opozitës, kishte denoncuar publikisht paralajmërimet perëndimore për një sulm të mundshëm terrorist, si një përpjekje për të frikësuar rusët. “E gjithë kjo i ngjan shantazhit të hapur dhe një përpjekjeje për të frikësuar dhe destabilizuar shoqërinë tonë“, tha ai në fillim të kësaj jave.

Në tetor të vitit 2015, një bombë e vendosur nga Shteti Islamik rrëzoi një avion udhëtarësh mbi Sinai, duke vrarë të gjithë 224 personat në bord, shumica prej të cilëve turistë rusë që ktheheshin nga Egjipti. Grupi, i cili vepron kryesisht në Siri dhe Irak, por edhe në Afganistan dhe Afrikë, gjithashtu ka marrë përsipër disa sulme në rajonin e Kaukazit në Rusi dhe rajone të tjera në vitet e fundit. Grupi rekruton luftëtarë nga Rusia dhe pjesë të tjera të ish Bashkimit Sovjetik.

Etiketa: Kryesore1MoskeRusi

Lajme të lidhura

Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s
Botë

Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s

13:19 - 11/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
Tragjedi në Itali: Punëtori shqiptar shtypet për vdekje nga makineria në punë (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali: Punëtori shqiptar shtypet për vdekje nga makineria në punë (Emri)

18:48 - 10/01/26
Para
Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…

Për interes kombëtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com