GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Video të nxehta?’, kush janë 31 deputetet e PS që kërkojnë…

22:35 - 13/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
‘Video të nxehta?’, kush janë 31 deputetet e PS që kërkojnë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet kërkesa dhe lista e plotë e deputeteve të Partisë Socialiste, por edhe e ministreve që kërkojnë dënim të rëndë të kryedemokratit Sali Berisha.

Kërkesa u prezantua sot shkurt nga ish-ministrja Anila Denaj, por ndryshe nga sa ajo bëri me dije, nuk janë 27 firma, por 31 socialiste që nuk e duan Berishën në Kuvend.

Sipas tyre, Berisha ose të nxjerrë videot erotike që pretendon se ka, ose duhet të kërkojë falje për retorikën e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë që Berisha nga ana tjetër, pikë së pari pretendon se deklaratat nuk i ka bërë në Kuvend por në një konferencë për shtyp, e po ashtu theksoi se për t’i parë mund të krijojnë një Komision Hetimor, ndryshe nuk do t’i publikojë kurrë por do t’ja dorëzojë drejtësisë.

SHKRESA E PLOTË

E nderuar zonja Kryetare,

Deputeti Sali Berisha ka arritur së fundmi një kulm të patolerueshëm në kapërcimin e çdo kufiri etik, përmes një agresioni vulgar që ka cënuar rëndë jo thjesht dinjitetin e ministreve dhe deputeteve të shumicës, po edhe të vetë Kuvendit të Shqipërisë. Ky individ i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor, ka minuar prej kohësh urat e komunikimit publik, duke e korruptuar deri në ekstrem gjuhën me helmet e urrejtjes, shpifjeve dhe fyerjeve më brutale. Ditët e fundit ai e ka përshkallëzuar paturpësinë e tij tradicionale, duke sulmuar me një vrazhdësi të skajshme edhe ambasadorët e këtyre dy vendeve.

Ky agresion i kryqëzuar me fantazitë monstruoze të videove kompromentuese ndaj të gjithë të lartpërmendurve, që deputeti Sali Berisha ka thënë publikisht se i ka po nuk do t’i bëjë publike, s’ka asnjë mundësi të lihet të kalojë s’i shumë përdalësi të tjera të gjuhës së këtij shpifësi veteran. Në Kodin e Sjelljes së deputetit, ndër të tjera, thuhet se deputeti duhet të reflektojë integritet individual dhe institucional dhe të shmangë çdo diskriminim për shkak të gjinisë, bindjeve politike apo çdo natyre tjetër. Ndërkohë deputeti Sali Berisha ka kohë që jo vetëm nuk reflekton asnjë integritet individual dhe institucional apo që jo vetëm nuk shmang asnjë diskriminim për shkak të gjinisë e të bindjeve politike, por ka marrë me përdhunë statusin e dikujt që mund të nxjerrë nga goja çdo lloj ultësie gjuhësore pa u përballur me asnjë konseguencë të asnjë natyre.

Kjo deklaratë bëhet referuar nenit 3 të Kodit të Sjelljes së Deputetit, i cili parashikon parimet e përgjithshme të sjelljes së deputetit gjatë ushtrimit të mandatit dhe aplikohet për çdo veprimtari të deputetit kudo në Kuvend e jashtë tij.

Normalizimi i vulgaritetit të këtij “shejtan budallai” të pandëshkueshëm qoftë për krimet ulëritëse të së shkuarës dhe qoftë për ulërimat kriminale të së tashmes, nuk mund të pranohet më prej nesh si një privilegj i pakontestuar, të cilin deputeti Sali Berisha mund ta ushtrojë në praninë tonë në çdo seancë të Kuvendit të Shqipërisë. Ai i ka lëshuar krejt frerët dhe ka bërë gjithçka të turpshme për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, duke shantazhuar pa dallim dhe në mënyrën më të padenjë zyrtare, deputete, ministre, ambasadore e mbi të gjitha vetë familjet tona, po ne besojmë se ky individ është kthyer në një ngacmues tejet problematik edhe për çdo familje normale shqiptare.

Ne kemi bindjen se deputeti Sali Berisha nuk duhet lejuar të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, nëse nuk bën njërën nga të dyja: Ose të nxjerrë provat që mbështesin shthurjen ekstreme të gjuhës së tij ditët e fundit ose t’u kërkojë falje publikisht subjekteve të dhunës së tij të shfrenuar verbale. Përsa më sipër, kërkojmë që organet kompetente të Kuvendit të fillojnë menjëherë procedurat për marrrjen e masës disiplinore të përjashtimit të deputetit Sali Berisha nga seancat e Kuvendit të Shqipërisë, me afatin maksimal të lejuar nga rregullorja dhe njoftojmë Kuvendin dhe publikun e gjerë, se këtë kërkesë do ta përsërisim vijimësisht, deri kur ky shkelës recidiv i çdo norme të bashkëjetesës demokratike të ketë plotësuar njërën prej dy kërkesave të mësipërme, për t’u ulur në të njëjtën sallë kuvendore me të poshtëshënuarat.

FIRMAT E MBLEDHURA:

  1. Antoneta Dhima
  2. Desantila Tahiraj
  3. Hatixhe Konomi
  4. Pranvera Resulaj
  5. Lindita Buxheli
  6. Mirela Pitushi
  7. Anila Denaj

8.Elisa Spiropali

  1. Ogerta Manasterliu
  2. Edona Bilali
  3. Teuta Ramaj
  4. Olta Xhaçka
  5. Klodiana Spahiu
  6. Milva Ikonomi

15.Evis Kushi

  1. Blerina Gjylameti
  2. Tatiana Piro
  3. Elva Margariti
  4. Mirela Kumbaro
  5. Enslemvera Zake
  6. Shpresa Marnoj
  7. Delina Ibrahimaj
  8. Klotilda Bushka
  9. Ermonela Valikaj ( Felaj)
  10. Frida Krifca
  11. Bora Muzhaqi
  12. Belinda Balluku
  13. Etilda Gjonaj
  14. Mimi Kodheli
  15. Luljeta Bozo
  16. Gerta Duraku
Etiketa: berishaKryesore1nxehtavideo

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Berisha: Ja çfarë i kërkoi Yuri Kim – Erion Veliajt

Berisha: Ja çfarë i kërkoi Yuri Kim - Erion Veliajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

Do të duhet të pritet 12 dhjetori, për një vendimmarrje të mundshme mbi dosjen “Veliaj”, nëse Gjykata e Posaçme do...

Lexo më shumë
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com