GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Tensione në Kuvend, përplasje mes deputetëve. Ja ç’po ndodh

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Tensione në Kuvend, përplasje mes deputetëve. Ja ç’po ndodh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetë të opozitës dhe mazhorancës po përplasen në mbledhjen e Komisionit të Etikës, atje ku pritet të merret vendimi për përjashtimin e 7 deputetëve të PD-së nga punimet e Parlamentit.

Ashtu si edhe në seancën e djeshme parlamentare, mazhoranca e PS ka përdorur gardistët si një mburojë, ndërsa opozita kërkoi largimin e gardistëve.

Deputetja Albana Vokshi ka kërkuar që mbledhja të mbahet e hapur, duke akuzuar PS se po bën gjyqe politike.

“Doni normalitet në Kuvend, plotësoni të drejtat e opozitës, pranoni Komisionet hetimore dhe përfaqësuesin e opozitës në Komisionin për Reformën Zgjedhore”, iu drejtua Edmond Spaho, Eduart Shalsit të PS-së.

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se në Kuvend s’do ketë më paqe deri sa të kthehen të drejtat e opozitës. Berisha tha se ky Parlament nuk meriton të ekzistojë as edhe 1 javë, pasi nuk përfaqëson interesat e qytetarëve. “Çdo deputet i partisë së krimit ka 3 truproja, kjo është një gjë e pashembullt”, tha Berisha. Sipas tij, Edi Rama ka vendosur të dëmtojë lëvizjen opozitare duke përjashtuar deputetët e PD-së.

“Ose do të vendosim parlamentarizmin, ose Parlament banditësh nuk do të ketë”, tha Berisha.

Të gjitha debatet dhe përplasjet kanë ndodhur fillimisht në një nga zyrat e Kryesisë së Kuvendit, dhe më pas është zhvendosur në korridoret e godinës.

“Do ju numëroj të gjitha shkaqet pse ata janë të vendosur të protestojnë in ekstremis. Ky parlament bandisesk nuk meriton të ekzistojë, ky parlament përfaqëson jo interesat e qytetarëve por të kësaj pseudomazhorance që kërkon të asgjësojë të drejtat e opozitës. Ne kemi vendosur që këtë protestë ta bëjmë në këtë ndërtesë në emrin tuaj në mënyrë që ju të keni përfaqësuesit tuaj në parlament.

Deputetët e PD erdhën këtu që të angazhohen në një debat të hapur për të kuptuar shkaqet e përjashtimit të tyre. Ne do të protestojmë në çdo skaj dhe ose do vendosim parlamentarizmin ose parlament banditët nuk do kenë”, tha Berisha, në një lidhje live në Facebook e tij.

Partia Socialiste ka kërkuar që 7 deputetë të Partisë Demokratike të përjashtohen nga punimet e Kuvendit, për shkak të bllokimit që i bënë punimeve të parlamentit të hënën.

Emrat e deputetëve që kërkohen të përjashtohen janë: Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Flamur Noka, Saimir Korreshi dhe Albana Vokshi.

Etiketa: berishaKryesore1kuvendperplasje

Lajme të lidhura

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg
Aktualitet

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

18:29 - 27/05/26
Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë si turistë, u jepnin automjete dhe strehim
Aktualitet

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë si turistë, u jepnin automjete dhe strehim

17:48 - 27/05/26
Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital
Aktualitet

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital

16:00 - 27/05/26
Para
Berisha akuzon: Bledi Çuçin e kanë përzënë nga Zvicra për drogë

Berisha: FBI ka marrë në pyetje Ramën për McGonigal, ka tmerr nga…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg
Aktualitet

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

18:29 - 27/05/26

Bashkim Gashi nga Kosova, është arrestuar nën dyshimin se gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës ka vrarë gruan...

Lexo më shumë
Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë si turistë, u jepnin automjete dhe strehim

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë si turistë, u jepnin automjete dhe strehim

17:48 - 27/05/26
Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital

16:00 - 27/05/26
Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin

Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin

15:27 - 27/05/26
Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

15:02 - 27/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com