GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

VIDEO/ Tirana i jep leksion Egnatias, 0-5 në rrogozhinë

16:00 - 24/12/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Tirana i jep leksion Egnatias, 0-5 në rrogozhinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana ka arritur të mposhtë Egnatian në Rrogozhinë me rezultatin e thellë 0-5, e vlefshme për javën e fundit të fazës së dytë të kampionatit.

Sfida nisi mjaft mirë për të dyja skuadrat, me bardheblutë që arritën të gjenin golin në pjesën e parë me Rimal Haxhiun. Vendasit provuan të barazonin, por çdo gjë u prish pas kartonit të kuq të Aleksit.

Pas kësaj, bardheblutë nuk u përmbajtën, duke i shënuar dhe katër gola të tjera rrogozhinasve me latifin dy herë, haxhiun sërish dhe Abazajn.

Kështu Tirana ngjitet sërish në vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Egnatia vazhdon të qëndrojë në krye të kampionatit me 37 pikë.

EGNATIA 0-5 TIRANA

25′, 74′ Haxhiu, 68′, 87′ Latifi, 82′ Abazaj

NGJARJET KRYESORE

90+3′ Mbyllet sfida me fitoren e Tiranës, 0-5!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ GOOOL TIRANA 0-5/ Abazaj kroson drejt zonës dhe me të djathtën Latifi e shtyn drejt rrjetës. (VIDEO)

82′-84′ GOOOL TIRANA 0-4/ Deliu lë topin për Abazajn dhe ky i fundit godet duke e çuar në rrjetë. Pas konsultimit me VAR gjytari e akordon të rregullt. (VIDEO)

81′ Kozi ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë loje.

80′ Mëllugja provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

74′ GOOOL TIRANA 0-3/ Rimal Haxhiu del i vetëm përballb portierit dhe godet duke e çuar në fundin e rrjetës. (VIDEO)

68′ GOOOL TIRANA 0-2/ Lushkja bën një kalim të bukur dhe i pason Latifit, ky i fundit shënon me portën e boshatisur. (VIDEO)

67’ Aleksi ndërhyn ashpër ndaj Latifit dhe ndëshkohet me karton të kuq. (VIDEO)

64’ Spahiu gjuan nga distanca, Kozi bën një pritje mjaft të mirë. (VIDEO)

61’ Largohet Meta, në lojë futet Lushkja.

55’ Spahiu provon me të majtën por topi përfundon sipër traversës.

48′ Hoxhallari ndërhyn ndaj Paulauskasit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46’ Nis pjesa e dytë, largohet Lemine dhe në fushë futet Xhoel.

45’+5′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e bardhebluve!

45’+4′ Meta ndërhyn ndaj Isgandarlit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

45’+2′ Haxhiu shënon golin e dytë, por anulohet për shkak të pozicionit jashtë loje. (VIDEO)

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

38’ Deliu shkakton një faull ndaj Mëllugjës, futbollistët e Egnatias kërkojnë kartonin e dytë të verdhë për të por arbitri vijon lojën. (VIDEO)

35’ Deliu gjuan nga distanca, topi përfundon mbi traversë.

34’ Aleksi përplaset me Hoxhallarin dhe mbetet i dëmtuar. Mesfushori vijon lojën më pas normalisht. (VIDEO)

33′ Lemine ndërhyn ashpër ndaj Hoxhallarit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

28’ Lemine kroson drejt zonës, Kozi pret lehtësisht.

25′ GOOOL TIRANA 0-1/ Deliu pason një top të mirë për Haxhiun, ky i fundit nuk fal dhe kalon në avantazh skuadrën e tij. (VIDEO)

18’ Deliu shkakton faull ndaj Ndrecës dhe ndëshkohet me karton të verdhë nga Hamitaj.

13’ Aksion i bukur nga Egnatia, por nuk ia dalin që të finalizojnë me gol. (VIDEO)

12’ Abazaj gjuan me të majtën drejt portës, topi s arrihet nga askush dhe përfundon jashtë.

9’ Spahiu nxjerr një top të mirë për Paulauskas, ky i fundit godet drejt portës dhe Kozi e pret lehtësisht. (VIDEO)

6’ Minuta të qeta deri tani, të dyja skuadrat qarkullojnë topin.

1’ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Mëllugja, Lemine, Spahiu, Isgandarli, Paulauskas

Trajneri: Edlir Tetova

TIRANA: Kozi, Doka, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Meta, Deliu, Jonuzi, Haxhiu, Abazaj, Latifi

Trajneri: Julian Ahmataj

WhatsApp Image 2023-12-24 at 12.38.01

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Broja titullar, Sterling egoist! Chelsea ka humbur busullën

Broja titullar, Sterling egoist! Chelsea ka humbur busullën

Discussion about this post

TË FUNDIT

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore...

Lexo më shumë
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com