GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

VIDEO/ Trajneri i Unionit humb toruan, “merr me shpulla” Leroy Sane

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Trajneri i Unionit humb toruan, “merr me shpulla” Leroy Sane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Unionit të Berlinit, Nenad Bjelica humb toruan dhe ‘kap me shpulla’ sulmuesin e Bayern të Mynihut, Leroy Sane.

I gjithë episodi i shëmtuar ka ndodhur në minutën e 74-t të ndeshjes mes Bayernit të Mynihut dhe Unionit të Berlinit, teksa trajneri kroat i kryeqytetasve u detyrua të shkojë para kohe në dhomat e zhveshjes.

Gjithçka ndodhi pas një topi të dalë jashtë vijës anësore, të cilin sulmuesi i Bayernit donte ta niste menjëherë, por tekniku kroat nuk po e lëshonte nga duart.

Fillimisht ishte Sane ai që goditi me inat mbi topin në duart e kroatit dhe më pas Bjelica që vuri të paktën dy herë duart në fytyrën e sulmuesit gjerman, teksa vetëm ndërhyrja e stafit teknik bëri që situata të mos degradonte edhe më shumë.

Arbitri ndëshkoi me karton të kuq teknikun kroat të Unionit, që ndoqi nga dhomat e zhveshjes minutat e mbetura të ndeshjes, e cila u fitua me rezultatin minimal 1-0 nga gjigantët e Mynihut, falë golit të shënuar nga Guerreiro.

“Mu fut në zonën time dhe reagova. Por kjo është e papranueshme, nuk kam reaguar ashtu siç duhet të reagojë si trajner. E kuptoj pse mora karton të kuq. Jam i zemëruar për një penallti të mundshme për ne para kësaj”, deklaroi trajneri kroat.

Bjelica u ka kërkuar falje lojtarëve të tij, por jo Sanes sepse beson se e ka provokuar.

“Isha në hapësirën time, doja të merrja topin dhe t’ia jepja Sanes. Ai më shtyu dhe sigurisht që reagova. Ai erdhi të më provokonte në hapësirën time”, ka deklaruar Bjelica.

Nenad Bjelica vs Leroy Sané pic.twitter.com/xYgkrcTDaO

— Sir ALTINAY (@AItinay) January 24, 2024

Etiketa: sanetrajnerunion

Lajme të lidhura

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm
Breaking Views

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm

20:15 - 11/11/26
Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë
Breaking Views

Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë

17:26 - 11/11/26
UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

13:55 - 11/11/26
Para
Korçari sfidon të ftohtin, shtrihet në dëborë në -9 gradë

Korçari sfidon të ftohtin, shtrihet në dëborë në -9 gradë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com