GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Transporti urban në Tiranë, jashtë çdo standardi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Transporti urban në Tiranë preket nga kriza, ulet numri i pasagjerëve. Operatorët: Deri 40% më pak se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kryeqytet operojnë disa linja të transportin urban, por megjithatë kushtet e standardet për disa prej tyre, lënë për të dëshiruar. Situata paraqitet me probleme të mëdha në linjat që shkojnë deri në periferi të Tiranës.

Transporti urban në Tiranë, është një problem real dhe i pazgjidhur në kryeqytetin tonë.

Nuk janë të pakta videot e shpërndara në rrjetet sociale ku pedofilë bëjnë veprime të turpshme në mes të udhëtarëve, ka vjedhje apo shoferët e fatorinot kanë një fjalor të larmishëm banal. Pa harruar aksidentet e shpeshta që kanë ndodhur në muajt e fundit, ku fatmirësisht nuk ka pasur fatalitete. ‘Piranjat’ kanë dalë për të vëzhguar dhe parë realisht situatën e autobusëve në kryeqytet. Gjatë vëzhgimit tonë kupton shumë qartë problemet që tregojnë dhe shoferët vetë. ‘Janë autobusë që i kanë kaluar kilometrat e tyre, janë amortizuar, por çfarë të bëjmë duhet të punojmë. Kanë shumë probleme autobusët tanë, janë jashtë standarteve. Gomat janë të konsumuara. Ata në fakt që kur vijnë në Shqipëri janë me problem, i kanë plotësuar kilometrat që kur janë jashtë. Prandaj ndodhin dhe aksidente’, kanë deklaruar shoferët njëzëri.

Dy shoferët e autobuzeve që folën punojnë ne linjat urbane te Tiranës, pa zbuluar identitetin e tyre, zgjodhën të zbardhin disa të vërteta për kolapsin që ka përfshirë këtë sektor. Një kolaps, që vjen, jo vetëm për shkak të mbingarkesës, apo kushteve skandaloze të disa prej linjave, por edhe nga problemet e shumta teknike të mjeteve, që kanë sjellë aksidente dhe incidente të shpeshta.

‘Piranjat’ pasi provuan një eksperiencë me të cilën qindra qytetarë të Tiranes përballen thuajse çdo ditë, konstatuan nga afër se si problemet teknike të mjeteve janë nga më të ndryshmet. Një shofer hidhte ujë autobusit sepse nga kilometrat e tepërta nxehet shumë dhe duhet të pushojë. Por a bëhen kontrolle te këta autobusë? ‘Bëhen, por normalisht manipulohen siç ndodh këtu. Mbyllet një sy dhe kaq. Skemë korruptive si në Shqipëri’, deklaron shkurtimisht një nga drejtuesit e autobusëve në kryeqytet.

Pagesat që marrin këta punonjës janë shumë të vogla. Ata kanë vështirësi të shtyjnë muajin dhe nuk janë aspak të kënaqur me kushtet e punës. Diçka e tillë sjell dhe problemet me shërbimin dhe harbutërinë që karakterizon punonjësit e këtyre urbanëve.

Etiketa: TiraneUrbanet

Lajme të lidhura

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
Para
Risia – Ndryshimi që mund të bëni në profilin tuaj në “Instagram”

Risia - Ndryshimi që mund të bëni në profilin tuaj në "Instagram"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com