GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ U vra nga bashkëjetuesi, momentet e fundit të Gjeorgjia Muratit…

17:42 - 09/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ U vra nga bashkëjetuesi, momentet e fundit të Gjeorgjia Muratit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjeorgjia Murati, ishte 41-vjeçarja e vrarë në Greqi, trupi i së cilës u gjet në një valixhe, ndërsa autoritetet greke arrestuan bashkëjetuesin e saj dhe një shok të tij si autorë të dyshuar të krimit.

Ndërkohë mediat greke kanë publikuar të tjera detaje lidhur me krimin, ndërsa viktima ishte shtatzënë në muajin e 3-të.

41-vjeçarja është qëlluar me thikë të paktën 3 herë, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa në media janë publikuar pamje nga një video ku viktima dhe bashkëjetuesi i saj shfaqen duke ecur dorë për dore në një rrugë, pak përpara kryerjes së krimit.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve në natën e ndërrimit të viteve, 41-vjeçarja shtatzënë së bashku me partnerin e saj lëviz e shkujdesur dhe mban në duar çanta.

Videoja është regjistruar në zonën Ethnikis Antistaseos, pak metra larg shtëpisë ku jetonte çifti. Sipas informacioneve, dyshja është kthyer me taksi në banesën e tyre, pasi 39-vjeçari kishte shkuar për ta marrë gruan nga puna.

Detajet mbi krimin

Sipas raportimeve, agresorët kanë pritur që 41-vjeçarja Gjeorgjia Murati të kthehej në shtëpi dhe sapo ajo ka kaluar nga dera e përparme e kanë sulmuar.

Më pas ajo u dërgua në dhomën e gjumit ku partneri i saj e goditi për vdekje me një objekt të mprehtë në zonën e qafës. Më pas e futën në një bagazh dhe e çuan në një zonë të largët të Halkidikit, ku e hodhën trupin në një luginë.

Policia greke duke përdorur provat që disponon, po kërkon motivin e vrasjes mizore, ndërsa në bazë të asaj që pretendon shoku i partnerit të 41-vjeçares, dyshohet se nuk ishte dakord me shtatzëninë dhe gjithashtu spekulohet se mes çiftit ka pasur dallime financiare.

Megjithatë, deri më tani, partneri 39-vjeçar i gruas fatkeqe mohon çdo përfshirje, duke pretenduar se ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 41-vjeçares dhe se shoku i tij gënjen.

Autorët, pasi janë kthyer në vendin e krimit, kanë tentuar të asgjësojnë gjurmët, duke pastruar banesën nga provat, të cilat i kanë hedhur në vende të ndryshme në zonën e gjerë të Kalamarisë.

Bëhet fjalë për rroba, sende personale të 41-vjeçares, si dhe dyshekun e krevatit mbi të cilin u vra Gjeorgjia.

Madje, për të mashtruar autoritetet policore, pas krimit kanë vendosur një dyshek tjetër në shtrat.

Vërehet se gjurmët e gjakut të viktimës janë gjetur në dyshekun që u gjet i hedhur në zonën e Kalamarisë.

Rrëfimi

Mesditën e së hënës (8 janar) dy autorët kanë ardhur pranë autoriteteve, ku miku i partnerit të viktimës, gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet ka rrëfyer pjesëmarrjen në vrasje.

Në vijim të udhëzimeve të tij, punonjësit e policisë pasditen e së njëjtës ditë shkuan në vendin e shkretë ku kishin braktisur 41-vjeçaren dhe pas hetimeve u gjet trupi i saj.

Zhdukja e 41-vjeçares, u raportua më 2 janar, ndërsa 24 orë më vonë është lëshuar njoftimi përkatës përmes shërbimit Missing Alert.

Etiketa: Gjeorgjia MuratiGreqiKryesore1Vdekje

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Mbi 8 orë në SPAK, ja për çfarë u pyet Ilir Beqaj/ Detajet

Mbi 8 orë në SPAK, ja për çfarë u pyet Ilir Beqaj/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com