Vjen më në fund goli i parë sezonal i Redon Xhixhës në kampionatin azer. Ish-sulmuesi i Laçit dhe Tiranës realizoi golin e dytë për skuadrën e tij Qarabag, në fitoren 0-2 në fushën e Neftchi Baku në kuadër të javës së nëntë.
25-vjeçari përfitoi nga një pasiguri e portierit kundërshtar në kontrollin e topit, duke goditur me ta parën, me sferën që përfundoi direkt e në rrjetë.
Një gol me shumë rëndësi për Xhixhën, që është aktivizuar në vetëm pesë ndeshje në kampionat për arsye dëmtimi.
Discussion about this post