GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO – Zbulohet mjeti i rrëmbyesve të Thodhorit e Krasniqit

22:33 - 20/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhdukja e 2 personave, merren në pyetje miq të Edmond Papës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovarit, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë që prej gjashtë prillit ka zbuluar pamjet e mjetit në të cilin është parë për herë të fundit miku i tij. Ai publikoi pamjet në studion e emisionit Review, në Euronews Albania. Gjini tha se sipas kërkimeve private të familjarëve kanë zbuluar automjetin tip Benz, ku shihet në sediljen e parë Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, i cili në pamje duket i qetë. Benzi është filmuar në një karburant në Qafë Gjashtë, ku në ikje ka qenë me targa shqiptare dhe kur ka marrë Krasniqin është parë në të njëtën pikë karburanti me targa greke.

“Takimi i dytë më zotin Muhamet Rrumbullakun na dha shpresë. Rumbullaku premtoi te vëllai i madh te Gëzimi, që kërkimet janë në rrugë të mbarë. E kundërta ndodh me policinë e Sarandës. Me ngadalë po kthellojmë mendimin tonë. Sa e mprehtë policia e shtetit, në ditën e protestës së parë tha që në sistemin TIMS është vërejtur ardhja nga Evropa e shumë kontigjentëve kriminalë, miq të Krasniqit. Edhe ky kontigjent mbase në respekt të vëllaut tonë ka bërë një punë më të madhe se policia e Sarandës. Një numër prej 37 perrosnash, kanë hapur të gjitha kamerat ku sipas dëshmitarëve dyshohet se ka ndodhur ngjarja. Kanë gjetur në Qafë Gjashtë, në krahë të djathtë kemi një Benz të zi që në ikje është me targat AA175LV dhe në front në minutën 14:47 keni një furgon të bardhë dhe nga pas një Range Rover të zi. Pas një ore e 10 minuta tek i njëjti karburant, shikon furgonin dhe Benzin e zi i cili ka targa greke YTO1114. Pra ka ikur me targa shqiptare dhe është kthyer me targa greke. Ky është Benzi ku ka hipur Fatmir Krasniqi, ndodhet në vendin e parë, i qetë, me dorën e mbajtur tek mbajtësa e tavanit. Kjo është e provuar nga policia,”- tha Gjini.

 

Ç’dihet deri më tani për të zhdukurit?

Dyshimet kryesore janë se Koçolja dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë. Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen por që nuk banojnë në qytet. Konflikti mendohet të ketë agravuar edhe më tej, ç’ka ka futur në funksion planin e rrëmbimit të tij. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit. Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Etiketa: Sarandë

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
Mane “çmend” Bayern, Kahn dhe Salihamidzic udhëtojnë drejt Anglisë

Humbja e Bayern, Kahn: Ndihet sikur gjithçka po shkatërrohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë
Breaking Views

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25

Robert Lewandowski ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Në një intervistë të dhënë për gazetarin...

Lexo më shumë
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com