GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Videoja e tij duke kërcyer u bë virale në “Tik-Tok”, mësuesi nga Kosova flet pas kritikave që mori

21:09 - 31/01/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Videoja e tij duke kërcyer u bë virale në “Tik-Tok”, mësuesi nga Kosova flet pas kritikave që mori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vallëzimet e tij të publikuara në rrjetin social “Tik-Tok” bëri që profesori nga Vushtrria të fitoj zemrat e mijëra përdoruesve të këtij rrjeti, madje mori edhe epitetin si “Profa i Tik Tok-ut”.

Por jo të gjithë e mirëpriten këtë veprim të profesorit Paci. Shumë kritika erdhën në adresë të tij, derisa ai duke folur për këtë gjë një intervistë për KTV-në, shpërtheu në lot.

Ai tha se vëllait të tij, i ka thënë se nëse ndihet i turpëruar, të mos tregojë se e ka vëlla.
“I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çka e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla”, deklaroi Paci derisa ia nisi të qajë.

Reagime për sjelljen e profesorit në “Tik-Tok” pati edhe nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët këtë veprim të profesorit e quajtën si të pahijshëm. Ishte deputetja e LVV-së, Fjolla Ujkani ajo e cila kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit që të marrin masa. Por më vonë është penduar ku i ka kërkuar dhe falje.

Lulzim Paci i ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë përkrahur në kohët e fundit, që sipas tij janë të rënda, e veçanërisht për nënën e tij. Ai thotë se njerëzit nuk duhet të japin paragjykime pa argumente dhe mos t’i linçojnë njerëzit.

Ai ka thënë se ka respekt për deputeten Fjolla Ujkani, kërkim-faljen e së cilës e ka pranuar.

“Më njoftuan se ka kërkuar falje publike. Të mençurit falin në atë aspektin nuk hakmerren. Le të jetë në ndërgjegjen e secilit. Zoti ia kthen dhe le të jetë në ndërgjegjen e saj. Unë kam respekt për të, ajo ka qenë nxënëse në shkollën tonë. Respekt edhe për to. Unë mendoj që kam pasur të drejtë dhe sa i përket valleve kombëtare, promovimit, kultivimit dhe ruajtjes së traditave shqiptare do të vazhdoj të publikojë video që kanë përmbajtje për të vetmen arsye që mos t’i harrojmë traditat tona” – tha ai për Paparacin.

Sidoqoftë, një pjesë tjetër e mirëpriti këtë duke treguar përkrahjen në forma të ndryshme, madje edhe me një sfidë të quajtur, ‘ProfaChallenge’. Reagimet nuk munguan as nga fytyrat publike, të cilët u befasuan nga shkrimet që kanë parë dhe rreth asaj që u tha për profesorin. Krahas Labinot Tahirit, Adriana Matoshit e Gjikos, mendimet e tyre lidhur me rastin i shprehën edhe Gold AG, Yllka Kuqi, Adelina Ismaili, Engjëllusha Salihu e Ermal Fejzullahu.

Etiketa: KosovemesuesiTik tokVideoja

Lajme të lidhura

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kosovë & Rajon

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Para
Mikela acarohet me deklaratën e Mevlanit: Më tha që je vajzë që e dua vetëm për marrëdhënie

Mikela acarohet me deklaratën e Mevlanit: Më tha që je vajzë që e dua vetëm për marrëdhënie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com