GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vidhen të dhënat e TIMS, gazetari: Ja pse Balla u emërua ministër

09:22 - 05/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë po ndodh? Pas sulmit kibernetik, sërish probleme me sistemin TIMS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Ferdinand Dervishi ka publikuar në rrjetin social një skandal, që sipas tij, ka ndodhur me sistemin TIMS, prej të cilit janë vjedhur të dhënat, jo nga hackerat, por nga punonjës të Policisë së Shtetit.

“Këtë radhë nuk bëhet fjalë për iranianët. Dy ditë më parë redaksive të disa mediave, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Shërbimit Sekret etj, u ka shkuar një e mail që thoshte se disa zyrtarë të policisë kanë ndërhyrë në sistemin TIMS. Në e mail zyrtarët identifikohen me emra.

Informacioni sqaronte saktësisht vjedhjen e të gjitha të dhënave nga sistemi TIMS ditën për diell dhe nëpër këmbët e policëve.

Menjëherë pas dërgimit të e mail-it, besohet se një personazh i hierarkisë më të lartë të shtetit ka ndërmjetësuar me mediat, sipas listës në email, duke i bindur drejtuesit të mos publikojnë asgjë”, shkruan Dervishi.

Gazetari shkon edhe më tej kur shkruan se nuk është aspak çudi që vjedhja e të dhënave të jetë bërë me qëllim kriminal.

“Dhe nuk është aspak çudi që gjithçka ka ndodhur të rrëfejë të vërtetën e emërimit të T. Ballës në postin e Ministrit të Brendshëm.

Personalisht besoj se ky njeri u vendos në këtë post me qëllimin që të mbyllë sa më shumë vrima në varkën e bërë shosh të Rilindjes. Së pari të bllokojë gjithë suportin që policia deri tani i ka dhënë SPAK”, shkruan Dervishi.

Postimi nga Ferdinand Dervishi

Vidhen të dhënat e sistemit TIMS, mbyllet skandali?

Këtë radhë nuk bëhet fjalë për iranianët. Dy ditë më parë redaksive të disa mediave, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Shërbimit Sekret etj, u ka shkuar një e mail që thoshte se disa zyrtarë të policisë kanë ndërhyrë në sistemin TIMS. Në e mail zyrtarët identifikohen me emra.

Informacioni sqaronte saktësisht vjedhjen e të gjitha të dhënave nga sistemi TIMS ditën për diell dhe nëpër këmbët e policëve.

Menjëherë pas dërgimit të e mail-it, besohet se një personazh i hierarkisë më të lartë të shtetit ka ndërmjetësuar me mediat, sipas listës në email, duke i bindur drejtuesit të mos publikojnë asgjë.

Sigurisht justifikimi që pronarët apo dejtuesit e mediave kanë dëgjuar do jetë formuluar në formën: lajmi nuk është i vërtetë, ata që e kanë bërë e mail-in mund të kenë konflikte me personat që permendin si autorë etj.

Deri këtu gjithçka duket bindëse.

Policia jonë është shndërruar në një fole banditësh që sigurisht nuk e kanë për gjë të hanë edhe njëri- tjetrin. Dosja e fundit e përgjimeve, që përfshin drejtues të lartë të policisë, vërteton jo vetëm shkallën e implikimit por edhe thellesinë mendore kriminale të tyre.

Por fillimi i hetimit për ndërhyrjen dhe vjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS si dhe për identifikimin e autorëve dhe qëllimit të tyre ndryshon gjithë lojën. Bën gjithçka të vërtetë.

Nuk është aspak çudi që vjedhja e të dhënave të jetë bërë me qëllim kriminal. Dhe nuk është aspak çudi që gjithçka ka ndodhur të rrëfejë të vërtetën e emërimit të T. Ballës në postin e Ministrit të Brendshëm.

Personalisht besoj se ky njeri u vendos në këtë post me qëllimin që të mbyllë sa më shumë vrima në varkën e bërë shosh të Rilindjes. Së pari të bllokojë gjithë suportin që policia deri tani i ka dhënë SPAK

Etiketa: ballagazetariSkandalTIMS

Lajme të lidhura

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)
Aktualitet

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur
Aktualitet

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Para
Turqi/ Tërmet i fuqishëm në Kahramanmaras, panik tek banorët

Tërmeti në vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26

SPAK dyshon se dhënia me koncesion për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës është bërë me shkelje ligjore. Pesë...

Lexo më shumë
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com