GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vidhnin biznese dhe banesa, kapen 3 ‘skifterët’ e Vlorës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vidhnin biznese dhe banesa, kapen 3 ‘skifterët’ e Vlorës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Finalizohet operacioni policor i koduar “Trekëndëshi”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Autorë të 3 vjedhjeve dhe të një tentative për vjedhje, të kryera gjatë tetorit, në biznese dhe në një banesë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Njëri nga autorët, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe me dhunë, në një argjendari në Vlorë, kishte me vete një sasi lënde narkotike kokainë.

Sekuestrohen para dhe sende të vjedhura, një automjet i marrë me qira nga autorët për të shkuar në vendet ku vidhnin, si dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të thelluara, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit:

-Martin Kapllanaj, 20 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe me dhunë, në një argjendari në Vlorë, i cili në momentin e arrestimit kishte me vete, një sasi lënde narkotike kokainë;

-Geraldo Veiza, 19 vjeç, banues në Vlorë;

-një 16-vjeçar, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin:

-më datë 12.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë, në një servis për këto pajisje, në Ballsh;

-më datë 13.10.2023, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A. Y., në fshatin Varibob;

-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash, në një dyqan në Ballsh;

-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa kamera sigurie, në një biznes në fshatin Cakran.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: banesaskiftereVlore

Lajme të lidhura

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Aktualitet

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Para
VIDEO/ Deputetët e opozitës “shpërthejnë” dyert e Kuvendit, por …

VIDEO/ Deputetët e opozitës “shpërthejnë” dyert e Kuvendit, por ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26

Era e fortë dhe deti i dallgëzuar kanë çuar në pezullimin e lundrimit nga porti i Durrësit drejt portit italian...

Lexo më shumë
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com