GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vidhnin fuoristrada luksoze në Greqi, shqiptari kishte rolin e ‘kapos’ së grupit

11:43 - 19/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vidhnin fuoristrada luksoze në Greqi, shqiptari kishte rolin e ‘kapos’ së grupit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia greke ka goditur një grup kriminal që vidhte makina në shtetin fqinj dhe më pas i eksportonin përmes kufirit greko-shqiptar me qëllim shitjen e tyre jashtë vendit.

Protothema.gr shkruan se anëtarët e grupit vëzhgonin nëpër lagje kryesisht gjatë natës dhe vidhnin SUV luksoze të parkuara jashtë.

Më pas i vendosnin targa false të shoqëruara me leje qarkullimi që korrespondonin me automjete të së njëjtës markë, model dhe ngjyrë dhe në fund i eksportonin përmes kufirit greko-shqiptar jashtë vendit me qëllim shitjen e tyre.

Drejtuesi është një 37-vjeçar nga Shqipëria, i cili në fund të gushtit 2023 është përfshirë në një konflikt të armatosur dhe si pasojë mbeti i plagosur rëndë.

Si funksiononte grupi

Lidhur me aktivitetin e tyre, anëtarët e organizatës zakonisht lëviznin natën në zona të ndryshme të Atikës, duke kërkuar makina luksoze.

Pasi identifikonin mjetet që dëshironin të vidhnin, me pajisjet që dispononin bënin të mundur hapjen dhe vjedhjen e tyre.

Për hapjen e mjeteve përdoreshin pajisje teknike të posaçme, të cilat përdoren nga persona me njohuri teknike që kryejnë me profesionalizëm vjedhje automjetesh.

Bëhet fjalë për pajisje veçanërisht me vlerë, të cilat gjenden me vështirësi në Greqi dhe në shumicën e rasteve autorët i importojnë nga jashtë.

Më pas ata i parkonin automjetet e vjedhura në vende të hapura, për t’u siguruar që në rast se kishin një gjurmues GPS, zbulimi i tyre nuk do t’i çonte autoritetet në gjurmët e anëtarëve.

Më pas, pasi konstatonin mungesën e një sistemi gjurmues, i zhvendosnin automjetet në një vend ku anëtarët e organizatës kishin akses, me trafik minimal policor, duke u siguruar kështu që të mos zbulohen nga oficerët patrullues.

Më në fund, duke përdorur dokumente false që kishin hartuar tashmë, mjetet transportoheshin për në Shqipëri nga pika të ndryshme kufitare.

Bashkëpunëtorët e tyre në Shqipëri më pas bënin regjistrimin e makinave.

Duhet theksuar se Shqipëria nuk është vend anëtar i Zonës Shengen dhe për këtë arsye bazat e të dhënave shtetërore nuk kanë asnjë ndërlidhje. Kështu, një automjet që është deklaruar i vjedhur në Greqi mund të regjistrohet lirisht në Shqipëri.

Udhëheqësi dhe “falsifikatorët”

Lidhur me rolin e anëtarëve të organizatës, 37-vjeçari i dyshuar si drejtues ka koordinuar veprimet e anëtarëve të tjerë, është kujdesur për ruajtjen e mjeteve të vjedhura dhe ka rregulluar transportin e tyre deri në kufirin greko-shqiptar.

Më pas një bashkëpunëtor i tij ka marrë automjetet e vjedhura, në të cilat ka vendosur targat false dhe lejet e qarkullimit dhe në konsultim me drejtuesin e organizatës i ka transportuar ato për në Shqipëri.

Më në fund, dy nga anëtarët e grupit mbanin rolin e “falsifikatorëve” të organizatës. Në veçanti, njëri prej tyre, si profesionist në industrinë e automobilave, siguroi numrat e duhur të regjistrimit për të maskuar çdo automjet të vjedhur me targa që do të përputheshin me një automjet të së njëjtës markë, model dhe ngjyrë.

I dyti, me përvojë shumëvjeçare profesionale në mbishkrime, ishte plotësisht në dijeni të specifikimeve të targave dhe prodhonte targa dhe dokumente false identike me ato origjinale.

Etiketa: FuoristradaGreqiShqiptar

Lajme të lidhura

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave
Aktualitet

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

20:27 - 03/03/26
Supergoditje në Ekuador, bie karteli shqiptar i kokainës, 16 të arrestuar
Aktualitet

Supergoditje në Ekuador, bie karteli shqiptar i kokainës, 16 të arrestuar

19:47 - 03/03/26
Kampi MEK, ekspertët: Shqipëria të jetë gati për sulme kibernetike nga Irani
Aktualitet

Kampi MEK, ekspertët: Shqipëria të jetë gati për sulme kibernetike nga Irani

19:19 - 03/03/26
Para
Messi apo Maradona?/ Habit Papa Françesku: Asnjërin prej tyre…

Plani për vrasjen e Papës, si u parandalua sulmi kamikaz nga “007” britanike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi
Breaking Views

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi

23:29 - 03/03/26

Jasir Asani ka lënë pas Iranin dhe luftën atje duke u larguar nga vendi i cili është përfshirë në konflikt...

Lexo më shumë
Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

23:21 - 03/03/26
Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

22:01 - 03/03/26
“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës

“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës

20:39 - 03/03/26
Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

20:27 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com