GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vidhnin në Tiranë, kapen hajdutët serialë

09:57 - 20/02/23
në Aktualitet, Lajme, Shqiperi
Kohë leximi: 2 min
A A
Vidhnin në Tiranë, kapen hajdutët serialë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka finalizuar një operacion në bashkëpunim me komisariatet numër tre dhe numër katër. Në pranga nga operacioni “Cactus” kanë rënë dy persona, të dyshuar për 8 raste vjedhjesh të subjekteve të ndryshme gjatë periudhës janar-shkurt 2023. Ata janë S. L., 31 vjeç dhe  A. B., 31 vjeç. Ndërkohë një i dyshuar i tretë po hetohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë:

“Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Cactus”.

Zbardhen dhe dokumentohen 8 raste të vjedhjeve në subjekte të ndryshme, të ndodhura gjatë muajve janar dhe shkurt 2023.

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, të dy me precedent të mëparshëm penal, njëri prej tyre për vjedhje.

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, pasi përvetësoi sendet e vjedhura.

Sekuestrohen automjeti dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cactus”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, shtetasit:

– S. L., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve;

– A. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë kryer një sërë vjedhjesh, në kohë dhe në vende të ndryshme, 8 prej të cilave janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, gjatë punës hetimore, kanë dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas, gjatë muajve janar dhe shkurt, kanë vjedhur shuma të ndryshme parash dhe sende të ndryshme, në 8 subjekte (biznese) të ndryshme, në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 41 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi ka përvetësuar sendet e vjedhura nga këta shtetas.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga dy shtetasit e arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Etiketa: cactusPoliciaShqiperiaTirane

Lajme të lidhura

Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare
Lajme

Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare

14:30 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin
Breaking Views

Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

14:01 - 12/03/26
Para
Vakancat në Kushtetuese/ Me Dovranin dhe Ibrahimin, publikohet lista e kandidatëve

Sot zhvillohet raundi i tretë për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare
Lajme

Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare

14:30 - 12/03/26

Rrëzimi i kërkesë së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut kanë marrë vëmendjen e mediave të huaja. Agjencia...

Lexo më shumë
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

14:01 - 12/03/26
“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

13:43 - 12/03/26
Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit

13:19 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com