GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vidhte banesat/ Afër të birit, pastruesja shpërthen ne lot në gjyq

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vidhte banesat/ Afër të birit, pastruesja shpërthen ne lot në gjyq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi kanë dalë sot në sallën e gjyqit. Ata akuzohen se kanë vjedhur shuma të parash në banesa të ndryshme në kryeqytet. 49-vjeçarja, e cila punonte si pastruese, arriti të merrte në shtëpinë e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosit 120 mijë euro dhe shuma të tjera në vende të tjera.

Siç shihet edhe në video, Rozeta shihet e përlotur, ndërsa djali i saj 23-vjeçar qëndron me kokën ulur.

Çfarë kanë bërë nënë e bir?

Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, klientët edhe i grabiste. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro. Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.

Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj, që e kishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe për të ka nisur një hetim për të zbuluar nëse thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave që i janë gjetur në shtëpi. Por Klosi nuk është “viktima” e vetme, pasi nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera.

Etiketa: alda klosiTiranezyrtare

Lajme të lidhura

Blushi kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Kuvendit për arrestimin e Ballukut
Aktualitet

Blushi debat me Peleshin e Ballën: Doni të qeverisni me shkopinj dhe plumba gome, tërhiqni urgjentisht aktet normative ndaj protestuesve

09:59 - 11/11/26
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së
Aktualitet

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

09:44 - 11/11/26
Moti i keq, pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve në Vlorë
Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

09:07 - 11/11/26
Para
Duka e nis me batutë prezantimin e Sylvinhos: I kanë emrat e gjatë…

Duka e nis me batutë prezantimin e Sylvinhos: I kanë emrat e gjatë…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Blushi kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Kuvendit për arrestimin e Ballukut
Aktualitet

Blushi debat me Peleshin e Ballën: Doni të qeverisni me shkopinj dhe plumba gome, tërhiqni urgjentisht aktet normative ndaj protestuesve

09:59 - 11/11/26

Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar...

Lexo më shumë
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

09:44 - 11/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
Moti i keq, pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve në Vlorë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

09:07 - 11/11/26
Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com