GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vidhte farmacitë gjatë natës, arrestohet 37-vjeçari (VIDEO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vidhte farmacitë gjatë natës, arrestohet 37-vjeçari (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë, që dyshohet se vidhte në farmacitë e kryeqytetit.

Në pranga ka rënë E.B, pasi rezulton pasi së paku në muajt e fundit ka grabitur tre farmaci. Efektivët kanë sekuestruar veshjet e tij, që përdorte gjatë vjedhjes.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Tracing”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Zbardhen 3 raste të vjedhjes në farmaci, të kryera në Tiranë, gjatë muajve të fundit.

Vihet në pranga 37-vjeçari, i cili dyshohet si autor edhe i disa vjedhjeve të tjera.

Sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tracing”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, gjatë muajve të fundit, në disa farmaci në Tiranë. 3 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:

– Më datë 31.01.2023 dhe më datë 19.03.2023, ka vjedhur shuma të ndryshme parash, në një farmaci, në rrugën “Teodor Keko”;

– Më datë 23.04.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një farmaci, në rrugën “Loni Ligori”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Etiketa: farmaciteVidhte

Lajme të lidhura

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Aktualitet

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Para
Meta nga Korça: Do të bëjmë ndryshimin më 14 Maj

Meta nga Korça: Do të bëjmë ndryshimin më 14 Maj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit
Breaking Views

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26

 Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka reaguar lidhur me situatën në Shqipëri dhe protestat kundër çështjeve mjedisore,...

Lexo më shumë
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com