GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vijnë si turistë, por punojnë online nga Shqipëria, ja ç’është viza D

08:23 - 06/04/24
në Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vijnë si turistë, por punojnë online nga Shqipëria, ja ç’është viza D
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nomadizmi dixhital është një trend në rritje, që po ndryshon mënyrën se si njerëzit punojnë dhe jetojnë. Është një mënyrë jetese që ka të ngjarë të vazhdojë të rritet në popullaritet në vitet e ardhshme. Çfarë ka tërheqëse Shqipëria dhe ku qëndron thembra e Akilit? pyet Deada Hyka në Monitor.

Ëndrra romantike për t’u bërë një “nomad dixhital” është thuajse aq e vjetër sa vetë interneti. Steven K. Roberts, një pionier i cili udhëtoi nëpër SHBA me një biçikletë të kompjuterizuar më shumë se 30 vite më parë, shkroi në vitin 1994 për krijimin e një “Anije Teknomadike Virtuale për udhëtarët në mbarë botën” mbi bazën se “vendndodhja fizike bëhet e parëndësishme sapo të zhvendosësh thelbin e jetës tënde në rrjet”.

Por ishte falë Covid-19 që termi me të vërtetë mori hov. Pandemia krijoi rrethanat ideale: punonjësit donin ndryshim pas mërzisë së bllokimeve; kompanitë e kishin kuptuar se mund t’i besonin stafit për të punuar nga distancë; dhe vendet e varura nga turistët ishin të dëshpëruar për vizitorë.

Papritur u duk e mundur që çdo punonjës të punonte ku të donte, jo vetëm profesione të pavarura, por edhe punonjës të zakonshëm. Shumë vende krijuan programe “viza dixhitale nomade” për të zyrtarizuar dhe për të përfituar nga trendi.

Qarkullojnë lista në faqe të ndryshme për vendet më të lira për të punuar si nomadë dixhitalë, për vendet me lehtësitë më të mëdha, për vendet më tërheqëse etj., dhe Shqipëria nuk është pjesë e asnjë renditje.

Megjithatë, sërish, ka një tendencë në rritje për të pasur në mesin tonë të huaj të shumtë që vijnë për të punuar në distancë.

Këta “shpirtra aventurierë” e kanë çliruar veten nga kufizimet e një pune tradicionale në zyrë dhe kanë gjetur mënyra krijuese për të fituar jetesën, duke përdorur teknologjinë dhe platformat online.

Për vendin tonë, përfitimi ekonomik është real: banesa me qira, shpenzime të jetës së përditshme, eksplorimi turistik i vendit në tërësi.

Ndërsa bota bëhet gjithnjë e më e ndërlidhur dhe puna në distancë po përhapet, fenomeni nomad dixhital ka të ngjarë të vazhdojë rritjen e tij.

Në fillim të vitit 2022, Shqipëria nisi programin “Unique Permit”, duke thjeshtuar procesin që nomadët dixhitalë të banojnë dhe të punojnë në vend, në një përpjekje për të tërhequr punonjës në distancë dhe për të përqafuar trendin në rritje të nomadizmit dixhital.

Viza e tipit D, e cila jep një qëndrim njëvjeçar me mundësi rinovimi deri në pesë vjet, lëshohet me leje unike. Teorikisht, ky program i ri thjeshton procedurën për nomadët dixhitalë, duke hequr shumë burokraci.

Praktikisht, vizat e nomadëve dixhitalë do të thotë t’u thuash punonjësve se mund të punojnë nga një vend ndërkombëtar në mënyrë të përkohshme, por me kufizime ku dhe për sa kohë.

Ka raportime që kompani të ndryshme ndërkombëtare pritet të dalin me lista “me disa vende që janë me rrezik të lartë për sigurinë kibernetike ose taksën e korporatës” dhe “kanë një listë të ngushtë të vendndodhjeve të favorshme”.

Në shumicën e vendeve, nomadët dixhitalë do të bëhen rezidentë tatimorë vetëm pas 183 ditësh, theksoi OECD, dhe ata zakonisht nuk lejohen të marrin pjesë në tregun lokal të punës, që do të thotë se kontributi i tyre kryesor është vetëm konsumi.

Sipas Tomi Kallanxhi, nomadi tipik dixhital është një profesionist i lirë, zhvillues faqesh në internet që mund të zhvillohet nga kudo, por vitet e fundit ka një sërë profesionesh ku marketingu dixhital po mban një pozicion të lartë.

Etiketa: onlineTuriste

Lajme të lidhura

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
(VIDEO) Momenti kur Statuja e Lirisë luhatet nga tërmeti

(VIDEO) Momenti kur Statuja e Lirisë luhatet nga tërmeti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com