GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vijojnë akuzat ndaj Bardhit: SHBA nxorri Berishën nga dera, ti e fute nga…

19:33 - 06/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbështetësit e Bashës në sulm ndaj Bardhit: Pse ke ndryshuar qëndrim?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi është kthyer në deputetin më të sulmuar nga mbështetësit e Lulzim Bashës, veçanërisht pas takimit që ai inicoi me kolegë të tij deputetë të PD-së, por të pozicionuar në krah të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Roland Bejko, i cili në 14 maj kandidoi për Bashkinë e Tiranës nën logon e PD-së studio e AbcNews akuzoi Gazment Bardhin, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, se ka lëvruar para për administratën e Foltores së Sali Berishës.

Bejko shtoi se qëllimi ishte shkrirja e PD dhe ajo që do të mbetej t’i bashkohej Foltores.

“Nuk është se ne nuk e prisnim këtë që ndodhi, që grupi i këtyre deputetëve sepse sjellja e tyre në zgjedhjet e 14 majit por edhe më parë. Bënin presionin që të mos nxirrnin kandidat në zonat e tyre sepse ata kishin evidentuar figura që ishin me ne por duke i futur në Foltore do të fitonin me votat e pjesës tjetër dhe më pas do t’ja merrnin Berishës. Kjo futi mjegullnajë në kryesi në raport me atë që do të bëjë për daljen me një kandidat në të gjitha bashkitë lokale.

Jo vetëm kaq por tre muaj pas Berisha e uzurpoi selinë e PD, sekretari i përgjithshëm ka lëvruar paratë për administratën që punonte për llogari të Berishës dhe të gjithë detyrimet e tjera, drita apo ujë. Në reagimin tim dhe të disa të tjerëve, kur iu kërkuam a i merrni paratë si partia më e madhe opozitare, merrni një seli me qira, bëmë presion dhe mori një seli me qira ku të zhvillonin konferencat e shtypit, gjë që nuk funksionoi.

Partinë e bënë disfunksionale. Mendoja se ishte Basha pas tyre që i thoshte si Enkeledit dhe Gazit që mbajeni thjesht partinë sa të jetë atje dhe kthehem e marr. Rezultoi se nuk ishte ky skenari. Kishte brenda partisë një situatë që kërkonte që kjo parti të tretej si ‘kripa në ujë’ dhe butë butë ajo që do të ngelej të kalonte tek Foltorja dhe këta do t’i shkonin plakut të Foltores me një trofe, që t’i jepnin vulën dhe të ishte pronari i opozitës së vetme në Shqipëri.“, tha Bejko.

Lidhur me takimin e 43 deputetëve, përfshi këtu edhe ato të partive aleate, Bejko tha se deputetët Duka dhe Shehi kanë vepruar gabim pasi nuk kanë detyrime ndaj Berishës.

“Si zoti Duka, Shehi dhe gjithë të tjerët janë gabim aty sepse janë bërë deputetë me vulën e PD dhe konkretisht të Lulzim Bashës. Nuk kanë detyrim nga Berisha, është tjetër gjë nëse iu ka ndonjë gjë në dorë. Por ata duhet të qëndrojnë tek PD që përfaqëson vlerat euro-atlantike dhe që ka marrëdhënie të forta me SHBA”, theksoi Bejko.

Bejko komentoi gjithashtu edhe një deklaratë të Bardhit të pak ditëve më parë. Sipas Bejkos, ndërkombëtarët pritet që të dalin së shpejti me një deklaratë që kundërshton bashkimin me Sali Berishën.

“Doli edhe Bardhi dhe tha se ndërkombëtarët na kanë kërkuar të bëjmë një opozitë të fortë, e kërkojnë por jo me non gratën. Por me këtë rast, nëse është ndonjë ndërkombëtar tjetër, që ia ka thënë Bardhit, ta bëjë transparent se cili e ka thënë. Nëse ka qenë pa përkthyes merr njërin nga këto ndërkombëtarët, unë dyshoj tek vërtetësia sepse zoti Bardhi nuk di anglisht dhe mund të jetë keqkuptuar në atë që i kanë thënë. Kurrë ndërkombëtarët nuk e përkrahin bashkimin me Sali Berishën. Do ta dëgjoni këto ditë, do të bëjnë reagimin për t’u distancuar edhe njëherë nga non grata për të gjithë ato që kanë qoftë edhe një ide fillestare për të qenë pranë non gratës dhe për t’i dhënë atij oksigjen. Amerikanët e nxorën Sali Berishën nga dera e parlamentit. Këta i japin grupin parlamentar dhe e fusin nga dritarja e Kuvendit”,tha Bejko.

Etiketa: BardhiBejkoPD

Lajme të lidhura

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë
Aktualitet

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

09:12 - 26/03/26
Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve
Aktualitet

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir
Aktualitet

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Para
Arbenita ‘harron’ Feron, shfaqet në drekë më një të huaj

Arbenita ‘harron’ Feron, shfaqet në drekë më një të huaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë
Aktualitet

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

09:12 - 26/03/26

Më 10 mars 2022, policia britanike zbarkoi në një ambient biznesi në Rochdale, një qytet në verilindje të Mbretërisë së...

Lexo më shumë
Sulm me dron ndaj anijes turke në Detin e Zi, Cisterna Altura transportonte 1 milion fuçi naftë ruse

Sulm me dron ndaj anijes turke në Detin e Zi, Cisterna Altura transportonte 1 milion fuçi naftë ruse

08:55 - 26/03/26
“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

08:32 - 26/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 26/03/26
Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com